Kërko

Albania, 17 ottobre Giornata di preghiera per la pace in Terra Santa Albania, 17 ottobre Giornata di preghiera per la pace in Terra Santa

17 tetori Ditë Lutjeje dhe agjërimi për paqen në Tokën e Shenjtë edhe në Shqipëri

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, përballë vatrave të reja të luftës, që prekin Tokën e Shenjtë, përsërit edhe një herë me forcë dënimin dhe solidaritetin e saj me viktimat. Së bashku me Konferencat e tjera Ipeshkvnore të botës, ajo i bashkëngjitet nismës së organizuar nga Patriarkana Latine e Tokës së Shenjtë,parashikuar për të martën, më 17 tetor 2023, dhe i fton të gjithë katolikët e Shqipërisë që të jetojnë një Ditë Lutjeje dhe agjërimi për paqen në Tokën e Shenjtë.

R.SH. / Vatikan

17 tetori ardhshëm do të jetë një Ditë Lutjeje dhe agjërimi për paqen në Tokën e Shenjtë edhe në Shqipëri. Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, përmes një letre botuar në faqen e internetit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, K.I.SH.al, u bëjnë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë t'ia kushtojnë Ditën e 17 tetorit lutjes dhe agjërimit për t'i kërkuar Zotit dhuratën e paqes në Tokën e Shenjtë.

Në vijim njoftimi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë:

Të dashur Meshtarë, Rregulltarë, Rregulltare,

Të dashur besimtarë,

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, përballë vatrave të reja të luftës, që prekin Tokën e Shenjtë, përsërit edhe një herë me force dënimin dhe solidaritetin e saj me viktimat e shumta të pafajshme të shkaktuara nga urrejtja dhe dhuna, të cilat nuk mund të justifikohen ne asnjë mënyrë.

Ndaj, së bashku me Konferencat e tjera Ipeshkvnore të botës, ajo i bashkëngjitet nismës së organizuar nga Patriarkana Latine e Tokës së Shenjtë në personin e Hirësisë së Tij Kardinalit Pierbattista Pizzaballa parashikuar për të martën, më 17 tetor 2023, dhe i fton të gjithë katolikët e Shqipërisë që të jetojnë një Ditë Lutjeje dhe agjërimi për paqen në Tokën e Shenjtë.

Në çdo bashkësi "të organizohen momente lutjeje me adhurim eukaristik dhe me rruzuren në nder të Virgjërës Mari". Këto duhet të jenë armët tona të vetme, ato që çdo i krishterë ka në dispozicion për t'iu përgjigjur urrejtjes me dashuri, hakmarrjes me falje, shpërbërjes me frymën e vëllazërisë që Krishti na mëson.

Ipeshkvijtë tuaj

 

13 tetor 2023, 13:40