Kërko

Dom Mark Shtjefni: Seminari "Nëna e Këshillit të mirë" në shërbim të Kishës

Hapja e vitit të ri akademik 2023-2024 pranë Seminarit Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të mirë" në Shkodër me temë: "Kontributi i metafizikës për studimet teologjike", mbajtur nga At' Sciotti, domenikan, mbi kontributin që ka dhënë shën Toma i Akuinit në mendimin filozofik dhe teologjik. Me këtë rast u kremtua Mesha e shenjt e udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra në prani të profesorëve, studentëve, meshtarëve dhe laikëve që kanë marr pjesë në takimin e përurimit të vitit të ri akademik.

R.SH. / Vatikan

Sikurse çdo vit ashtu edhe këtë vit Seminari Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të mirë" në Shkodër, në prani të Eprorëve e disa ipeshkvijve të Kishës katolike në Shqipëri, ka bërë hapjen e vitit të ri akademik 2023-2024 pranë Institutit Filozofiko-Teologjik, të Konferencën Ipeshkëvnore të Shqipërisë, që pati sivjet si temë: "Kontributi i metafizikës për studimet teologjike", dy ligjërata të mbajtura nga At' Michele Sciotti meshtar domenikan. Ai na paraqiti kontributin që ka dhënë shën Toma i Akuinit në mendimin filozofik dhe teologjik.

Mbas Konferencës, me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik u kremtua Mesha e shenjt e udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra në prani Eprorëve të Seminarit Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të mirë" në Shkodër, Rektorit dom Mark Shtjefni dhe drejtorit të Institutit Filozofiko-Teologjik dom Simo Luliç, të profesorëve, studentëve, meshtarëve dhe laikëve që kanë marr pjesë në takimin e përurimit të vitit të ri akademik.

Në këtë institucion kishtar, pra, bëhet formimi e përgatitja njerëzore, intelektuale, shpirtëroer të të rinjve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë e të trevave tjera shqiptare, për meshtari. Kujtojmë se Seminari Papnor i Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër është themeluar më 2 gusht 1859. Më 1946 Seminari Papnor bashkë Kisha dhe tempujt të tjerë të kultit në Shqipëri, u mbyllën nga regjimi komunist, për t’u rihapur më 1990, ndërsa përurimi i Seminarit Papnor, tashmë i rindërtuar, bëhet më 17 tetor 1990. Seminari Ndërdioqezan aktualisht ka katër nivele formimi: faza propedeutik ose parapërgatitor, faza dishepullore, ajo e përngjasimit dhe ajo e sintezës thirrore ose viti baritor përgatitor për diakonatin.

Po mbi vitin e ri akademik 2023-2024 të përuruar më 25 shtator, të dëgjojmë Rektorin e Seminarit Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të mirë" të Shkodrës, dom Mark Shtjefni në mikrofonin e dom David Gjugjës, ta dëgjojmë:

Rektori i Seminarit Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të mirë" të Shkodrës, dom Mark Shtjefni
27 shtator 2023, 13:16