Kërko

Imzot Arjan Dodaj Imzot Arjan Dodaj

Imzot Arjan Dodaj: përvoja shqiptare e kungatës, pjesëmarrjes e misionit në Sinodin e tetorit

Koment i kryeipeshkvit metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, mbi kontributin e Kishës Katolike në Shqipëri në fazën e parë të etapës përfundimtare të Sinodit mbi sinodalitetin, që do të mbahet në tetor në Vatikan. Ai do të jetë i pranishëm së bashku me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Metën, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike në Shqipëri ka shumë për të mësuar nga Kisha universale, por mund të japë edhe një kontribut tejet të vyer për të. Kështu mendon kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, i cili, së bashku me ipeshkvin e Rrëshenit, imzot Gjergj Metën, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, do të marrë pjesë në fazën e parë të etapës përfundimtare të Sinodit mbi sinodalitetin, që do të mbahet në tetor në Vatikan.

Pikërisht nga tema e Sinodit – “Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje e mision” – niset imzot Dodaj për të shpjeguar, në mikrofonin e Radio Vatikanit / Vatican News, cila është përvoja e katolikëve shqiptarë, që mund të shërbejë për ta pasuruar Kishën universale në debatin për kungatën, pra, për bashkimin e popullit të Zotit rreth Eukaristisë; për pjesëmarrjen e këtij populli në jetën kishtare e si besimtar, në shoqëri; si edhe për mënyrën si e përjeton misionin. Ta dëgjojmë imzot Arjan Dodajn, në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip, don David Gjugja:

Imzot Arjan Dodaj
14 korrik 2023, 11:55