Kërko

Kisha në Nigeri Kisha në Nigeri

‘Ndihmë për Kishën që vuan’, denoncon një vrasje tjetër të një meshtari në Nigeri

At Charles Onomhoale Igechi, meshtar i Kryedioqezës Katolike të Beninit, në shtetin nigerian të Edo, u vra më 7 qershorin e kaluar. Eshtrat e tij u gjetën përgjatë rrugës kufitare Boundary Street di Ikpoba Hill , Administrata Lokale e Ikpobas. Përgjegjësit e kësaj vrasjeje nuk janë identifikuar ende.

R.SH. - Vatikan

At Onomhoale Igechi u shugurua meshtar më pak se një vit më parë, më 13 gusht 2022, dhe ishte zëvendësdrejtor i Kolegjit St. Michael, Ikhueniro. Fondacioni papnor ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’ vazhdon të denoncojë valën e patolerueshme të vrasjeve dhe rrëmbimeve kundër meshtarëve katolikë nigerianë dhe kërkon që autoritetet kompetente të vendit më në fund të fillojnë të luftojnë dhe shtypin këto fenomene kriminale.

09 qershor 2023, 13:26