Kërko

La presentazione a Lisbona del programma del Papa per la Gmg 2023 La presentazione a Lisbona del programma del Papa per la Gmg 2023

DBR-së në Lisbonë, Patriarku Clemente: një ngjarje që do të shënojë një brez të tërë

Në kryeqytetin portugez u prezantua programi i udhëtimit të Papës për 37 Ditën e 37-të Botërore të Rinisë nga data 2 deri më 6 gusht 2023. Në Lisbonë priten një milion shtegtarë. Kryebashkiaku Moeads: "Ka qenë një punë e mrekullueshme. Jemi gati"

R.SH. - Vatikan

Dita e ardhshme Botërore e Rinisë 2023 për Lisbonën dhe Portugalinë do të jetë një "mundësi unike mikpritjeje dhe dëshmie para botës". Kështu deklaroi kardinali Manuel Clemente, patriarku i Lisbonës, në një konferencë për shtyp duke prezantuar programin e udhëtimit të Papës Françeskut në kryeqytetin portugez nga data 2 deri më 6 gusht 2023, sikur ka njoftuar zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Një përgatitje e nisur më 2017

"Ne nuk mund ta humbim këtë mundësi", pohoi patriarku, i cili, siç njofton agjencia e lajmeve të Portugalisë Agência Ecclesia, kujtoi përgatitjet e nisura nga qyteti dhe Kisha lokale protugeze për këtë ngjarje që nga viti 2017, kur Lisbona pati shprehur vullnetin e saj për të pritur ngjarjen e Ditës Botërore të Rinisë. Një përgatitje e rrugëtim ky që ka përfshirë me "dhjetëra mijëra njerëz” që janë të lidhur me botën katolike dhe institucionet portugeze për të mik-pritur të rinjtë që do të mbërrijnë nga i gjithë planeti.

"Gjenerata 2023"

“Nuk ka asgjë të ngjashme në botë” me Ditën Botërore të Rinisë, nënvizoi Patriarku i Lisbonës Clemente, duke uruar që shtegtarët të priten në një atmosferë familjare, për një ngjarje që “do të shënojë një brez të tërë”. Në fakt, të rinjtë do të jenë protagonistët e së ardhmes, “në kuptimin e një shoqërie më ekumenike, më solidare, më vëllazërore”, shtoi Patriarku Clemente.

Kryetari i bashkisë: priten një milion shtegtarë

“Gëzim i jashtëzakonshëm” për një përpjekje në të cilën të gjithë “u përkushtuan 24 orë në ditë” u shpreh edhe nga kryebashkiaku i Lisbonës Carlos Moedas. Punimet përgatitore për DBR-së në parkun Tejo, ku mbrëmjen e 5 gushtit do të mbahet vigjilja e takimit të të rinjve me Papën dhe Mesha e Shenjtë të nesërmen paradite, më 6 gusht, kanë përfunduar dhe do t'i prezantohen publikut më 10 qershor, tha kryetari i bashkisë së Lisbonës, duke shtuar se "altari që ku do të kremtohet Mesha përfundimtare e DBR-së do të përfundojë deri më 9 korrik". "Ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Ne jemi gati", tha Moedas, i cili parashikon praninë e mbi një milion shtegtarësh nga e gjithë bota. "Lisbona do të jetë një skenë për mbarë botën", tha kryebashkiaku, duke i ftuar të rinjtë të bëhen "ambasadorë të qytetit", të regjistrohen në Bashki dhe në familje e kështu të gjithë do t’i gjejnë “shtëpitë e hapura ” për pritjen e strehimin e tyre sa më të mirë.

Më 3 gusht takimi me studentët e universitetit

Ndër takimet e Papës, i cili më 5 gusht do të shkojë edhe në Shenjtëroren mariane në Fatima, janë edhe takimet me refugjatët dhe banorët e një projekt-strehimi social, si dhe me autoritete politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile të Portugalisë. Më 3 gusht, kujton imzot Américo Aguiar, ipeshkëv ndihmës i qytetit dhe president i "Fondacionit Dita Botërore e Rinisë Lisbonë 2023", Papa Françesku do të takohet me studentët e Universitetit Katolik të Portugalisë mbi tema të tilla si ekologjia integrale, vëllazëria njerëzore, "Ekonomy og Francesco” dhe “Pakti Global i Arsimit.

07 qershor 2023, 15:40