Kërko

 File name            :DSC_0232.JPG
 File size            :1.5MB (1527836 bytes)
 Date taken           :Ven, 18 ago 2006 17:54:50
 Image size           :2464 x 1632
 Resolution           :300 x 300 dpi
 Number of bits       :8 bits/channel
 Protection           :Off
 Camera ID            :N/A
 Camera               :NIKON D2Hs
 Quality mode         :N/A
 Metering mode        :Matrix
 Exposure mode        :Manual
 Speed light          :Off
 Focal length         :62.0 mm
 Shutter speed        :1/500 seconds
 Aperture             :F13.0
 Exposure compensation:0.0 EV
 White Balance        :N/A
 Lens                 :N/A
 Flash sync mode      :N/A
 Exposure difference  :N/A
 Flexible program     :N/A
 Sensitivity          :N/A
 Sharpening           :N/A
 Image Type           :Color
 Color Mode           :N/A
 Hue adjustment       :N/A
 Saturation Control   :N/A
 Tone compensation    :N/A
 Latitude(GPS)        :N/A
 Longitude(GPS)       :N/A
 Altitude(GPS)        :N/A

Çelësi i fjalëve të Kishës: lutja është njerëzore, na e hap zemrën

Vijojmë ciklin me mendimet e Papës së ndjerë Benedikti XVI, marrë nga libri “Zoti është gjithnjë i ri”, me parathënie të Papës Françesku. Në emisionin e sotëm, fjalët e Joseph Ratzinger në homelinë e së Mërkurës së Përhime, më 6 shkurt 2008 dhe në kremtimin eukaristik për Ditën XXIII Botërore të Rinisë në Sidnej, më 20 korrik 2008

R.SH. – Vatikan

Lutja është vendi i shpirtit ku të gjitha pritshmëritë dhe aspiratat tona dalin në dritën e Fjalës së Zotit, hyjnë thellë në dialog me Atë, që është e vërteta dhe çlirohen nga gënjeshtrat e fshehura e nga kompromiset me forma të ndryshme egoizmi (shih Spe Salvi, 33): kështu thoshte Joseph Ratzinger të Mërkurën e Përhime të vitit 2008. Pa përmasën e lutjes, njeriu mbyllet në vetvete e ndërgjegjia e tij, që duhet të jetë zëri i Zotit, ka rrezik të bëhet pasqyra e “uni”-t personal, duke e kthyer kështu dialogun e brendshëm me Hyjin në monolog, që e justifikon njëmijë herë vetveten.

Prandaj, lutja është garanci për ta hapur zemrën ndaj të tjerëve: kush bëhet i lirë për Zotin dhe për kërkesat e tij, ia hap krejtësisht zemrën të tjerëve, vëllait që troket në derën e zemrës dhe kërkon dëgjim, kujdes, falje, nganjëherë edhe korrigjim, por gjithnjë me dashuri vëllazërore. Lutja e vërtetë nuk është kurrë egocentrike, por gjithnjë e përqendruar tek tjetri. Si e tillë, ajo e bën njeriun që lutet të ushtrohet në atë që Papa Benedikti XVI e quante “ekstaza” e dashurisë bamirëse, e cila, s’është tjetër, veçse aftësia për të dalë nga vetvetja dhe për t’u bërë i afërt me tjetrin, në shërbimin më të përvuajtur e më të painteres. Lutja e vërtetë është motori i botës, sepse i mban dyert të hapura për Zotin. Për këtë arsye, pa lutje nuk ka shpresë, por vetëm iluzion. Vërtet, nuk është prania e Zotit që e tjetërson njeriun, por mungesa e tij: pa Hyjin e vërtetë, Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, shpresat kthehen në iluzione dhe na shtyjnë të largohemi nga realiteti. Kur flasim me Zotin, kur qëndrojmë me Të, kur e lejojmë të na shndrisë e të na purifikojë me Fjalën e tij, hyjmë në zemër të realitetit, në Motorin intim të kozmosit, në zemrën e universit, që rreh fort.

 Të lutemi do të thotë ta përgatisim shpirtin për hirin e Tënzot – u thoshte Benedikti XVI të rinjve, në Ditën XXIII Botërore të Rinisë, që u mbajt në Sidnej të Australisë, më 2008. Por ky hir nuk është diçka që mund ta meritojmë, ose ta fitojmë: thjesht, mund ta pranojmë si dhuratë. Dashuria e Hyjit mund ta dikojë forcën e vet vetëm kur e lejojmë të na e ndryshojë shpirtin. Ne duhet t’i japim mundësinë të depërtojë në koren e trashë të indiferencës, të lodhjes shpirtërore, të konformizmit të verbër shpirtëror të kohës sonë.

Vetëm atëherë mund ta lejojmë të na e ndezë imagjinatën e të plazmojë dëshirat tona më të thella. Ja pse lutja është kaq e rëndësishme: lutja e përditshme, ajo private, në heshtjen e në qetësinë e zemrës, para të Shenjtnueshmit Sakrament, si edhe lutja liturgjike brenda Kishës. Ajo është pastërtisht mënyra me të cilën marrim hirin e Tënzot - dashuri në veprim, bashkim me Shpirtin Shenjt, që banon në ne dhe na udhëheq, përmes Jezu Krishtit, në Kishë, drejt Atit tonë Qiellor. Me fuqinë e Shpirtit të tij, Jezusi është gjithnjë i pranishëm në zemrat tona, duke pritur qetësisht që të ulemi pranë Tij në heshtje, për t’ia dëgjuar zërin, për të mbetur në dashurinë e tij e për të marrë “forcën, që vjen nga lart”, forcën që na bën të aftë të jemi kripa dhe drita e botës.

01 qershor 2023, 11:25