Kërko

Caritas Sapa organizoi Turneun e V të Volejbollit për vajzat

Caritas Sapa organizoi edhe sivjet Turneun e V të Volejbollit për vajzat në nivelin e dioqezës së Sapës, që u mbajt këtyre ditëve në famullinë “Zoja e Papërlyer” në Pukë, me pjesëmarrjen e 8 skuadrave të famullive të ndryshme kishtare. Turneun e fitoi famullia e Zojës së Ngjitur në Qiell

R.SH. / Vatikan

Caritas Sapa organizoi edhe sivjet Turneun e V të Volejbollit për vajzat në nivelin e dioqezës së Sapës, që u mbajt këtyre ditëve në famullinë “Zoja e Papërlyer” në Pukë, me pjesëmarrjen e 8 skuadrave të famullive të ndryshme kishtare. Turneun e fitoi famullia e Zojës së Ngjitur në Qiell - NaraçMë hollësisht nga Vau-Dejës njoftimi Violeta Marashit:

Nga Vau-Dejës njoftimi Violeta Marashi

TURNEU I VOLEJBOLLIT PËR VAJZA - 2023

Mes shumë aktiviteteve social - kulturore, Caritas Sapa organizoi edhe këtë vit Turneun e V të Volejbollit për vajzat. Ky aktivitet u zhvillua këto ditë në famullinë “Zoja e Papërlyer” – Pukë. Me pjesëmarrjen e 8 skuadrave të famullive të Dioqezës së Sapës, të shoqëruar nga meshtarët dhe motrat, u ndeshën me njëra-tjetrën, duke organizuar setet e lojës sipas shortit të hedhur dhe nën monitorimin e albitrave profesionistë.

Në hapjen e turneut, ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve, dhe falenderoj Zotin dhe të gjithë sukadrat pjesëmarrëse që së bashku vazhdojmë edukimin dhe argëtimin edhe nëpërmjet sportit dhe kulturës. Janë këto aktiviteti tha ai, që na bëjnë të gëzojmë me njëri-tjetrin, të dimë ti duam dhe ti promovojmë vlerat e jetës kudo që të jemi, në familje dhe në shoqëri.

Së bashku me trajnerët e tyre, skuadrat pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të lojës, luajtën me mjaft profesionalizëm duke shpalosur talentin dhe pasionin për këtë sport mjaft të dashur për të gjithë.

Me mbikqyrjen dhe kujdesin e grupit të vullnetarëve të Caritasit, i gjithë aktiviteti kishte larmishmëri, jo vetëm për nga ana e lojës, por edhe të rekreacionit, të argëtimit dhe të ofrimit të drekës nga ana e Caritas Sapa.

E kështu pasi skuadrat u ndeshën duke skualifikuar njëra-tjetrën, erdhi edhe momenti i  finales, ku u përballen skuadra e famullisë Blinisht me skuadrën e famullisë Naraç. Pas lojës së organizuar në tre sete, u shpall dhe skuadra fituese e cila ishte famullia e Zojës së Ngjitur në Qiell - Naraç.

Të shoqëruar nga entuziazmi dhe gëzimi i fitores, vajzat fituese patën kënaqësinë ta marrin kupën nga Imzot Simoni, i cili i  përgëzoi këto fituese dhe i inkurajoi edhe skuadrat e tjera që të jenë shembull dhe dëshmi e shumë të rinjëve e të rejave, duke ndjekur rrugën e të mirës dhe të  pozitivitetit që të ofrojnë aktivitete të tilla.

Violeta Marashi

13 qershor 2023, 14:46