Kërko

Asambleja e përgjithshme LXVIII e Konferencës Episkopale të Shqipërisë

Sidat dhe aktualiteti me të cilin përballet Kisha katolike sot në Shqipëri ,si dhe sinodi i ipeshkvijve, dita e ardhshme botërore e rinisë në Lisbonë e jeta e veprimtaria në Kishat dioqezane: mbi këto e çështje tjera flitet në asamblenë e përgjithshme të zakonshme të LXVIII të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që filloi dje në Tiranë.

R.SH. - Vatikan

Sidat dhe aktualiteti me të cilin përballet Kisha katolike sot në Shqipëri, sinodi i ipeshkvijve që do të mbahet në tetor, dita e ardhshme botërore e rinisë në Lisbonë dhe jeta e veprimtaria në Kishat dioqezane: mbi këto e çështje tjera flitet në asamblenë e përgjithshme të zakonshme të LXVIII të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që filloi dje në Tiranë. Po më hollësisht të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja:

Dom Mark Pashkja

.Në ambientet e selisë zyrtare, barinjtë e Kishës në Shqipëri u mblodhën për të diskutuar mbi çështjet, sfidat dhe aktualitetin me të cilin përballet Kisha në vendin tonë. Imzot Angelo Massafra në cilësinë e Presidentit të Konferencës bëri hapjen e punimeve të kësaj asambleje. Fillimi punimeve u përshëndet edhe nga Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, nunci apostolik në vendin tonë.

Relacionet e komisioneve të ndryshme ipeshkvnore, sinodi i ipeshkvijve dhe veprimtaria e Kishës katolike në fushat e ndryshme pritet të jenë fokusi i punimeve të kësaj asambleje. Gjithashtu një tjetër aspekt i rëndësishëm diskutimi do të jetë edhe përgatitja e ditës botërore të rinisë që do të mbahet në Lisbonë dhe përfaqësimi i Kishës tonë atje. Secili prej Ipeshkvijve në varësi të fushës që mbulon,do të raportojë mbi ecurinë e Kishës dioqezane dhe jo vetëm, në prag të përfundimit të vitit baritor.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish.

15 qershor 2023, 09:43