Kërko

Monastero di San Michele dalle cupole dorate, a Kiev (AFP or licensors)   (AFP or licensors) Monastero di San Michele dalle cupole dorate, a Kiev (AFP or licensors) (AFP or licensors)

Ukrainë, Këshilli Botëror i Kishave kërkon një udhë ndërmjetësimi

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave do të udhëtojë në Moskë për një vizitë 24-orëshe duke filluar nga nesër më 17 maj. Pastori i Afrikës së Jugut Jerry Pillay njofton për një takim të mundshëm me Patriarkun Ortodoks Kirill. Një delegacion sapo është kthyer nga Ukraina ku u takua me krerët e dy Kishave ortodokse të vendit

R.SH. – Vatikan

Çfarë ndërmjetësimi kishtar dhe ekumenik për paqen në Ukrainë? Kjo është pyetja që i ka bërë vetes edhe Këshilli Ekumenik i Kishave (COE) që nga fillimi i luftës, për të gjetur rrugën e drejtë drejt paqes, për çka janë ideuar e menduar nisma të ndryshme. Nesër në Moskë do të shkojë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ekumenik të Kishave, pastori Jerry Pillay, që cili merret me dialogun ndërmjet Kishave të ndryshme të krishtera në botë, me këtë rast mund të takojë patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill.

Ndërsa nga data 10 deri më 13 maj një delegacion i kryesuar nga moderatori i komitetit qendror, ipeshkvi ungjillor luteran gjerman Heinrich Bedford-Strohm, vizitoi Ukrainën. Delegacioni, i përbërë nga teologu bavarez Bedford-Strohm, kryeipeshkvi Vicken Aykazian, nënkryetar i komitetit qendror të Këshillit Ekumenik të Kishave dhe vetë pastori Pillay, u takua me udhëheqës kishtarë dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase, duke përfshirë Ministrin e Kulturës Oleksandr Tkachenko,.

Lutja për Bucha

Gjatë vizitës së delegacionit, një lutje ekumenike u mbajt edhe në Buça, në periferi të kryeqytetit Kiev, në vendin e masakrës së civilëve. Krahasuar me Kishën Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën, e cila ka rreth 12 mijë famulli kishtare në të gjithë vendin, Kisha Ortodokse e Ukrainës, autoqefale nga marrëveshja e Kostandinopojës, ka paraqitur një kërkesë për t'u anëtarësuar në Këshillin Ekumenik të Kishave (COE).

Në vjeshtë një tryezë e rrumbullakët ekumenike

"Ne po punojmë për t'i bashkuar këto dy Kisha ortodokse me Kishën Ortodokse Ruse rreth një tryeze të rrumbullakët këtë vjeshtë", tha moderatori i Këshillit Ekumenik të Kishave (COE) Bedford-Strohm për Radio Vatican - Vatican News, duke hipotizuar se takimi mund të mbahet muajin tetor të ardhshëm. Ipeshkvi Ungjillor Luteran i Mynihut, i cili kryeson Kishën Ungjillore në Gjermani (grupimi federal i Kishave Luterane Ungjillore, të Reformuara dhe të Bashkuara Protestante të rajoneve gjermane), njofton se dy Kishat ortodokse në Ukrainë dhanë miratimin e tyre gjatë vizitës ekumenike.

COE dhe Selia e Shenjtë po përpiqen të bëjnë gjithçka që është e mundur

Kishat në Ukrainë kanë nevojë për një institucion të jashtëm me një perspektivë globale për t'i ndihmuar, mendon Bedford-Strohm, duke vënë në dukje dallimet midis dy Kishave ortodokse, veçanërisht në lidhje me transferimin e besimtarëve nga një Kishë në tjetrën. “Ka diskutime për rolin e qeverisë në këtë çështje. Ne duhet të gjejmë një mekanizëm që të mund të ndryshojmë përkatësinë nga një Kishë në tjetrën. Konkurrenca dhe rivaliteti nuk janë shenja të mira”, shprehet ai i pikëlluar nga përçarjet e shtuara nga lufta. “Për mua ndarja e të krishterëve është një skandal, veçanërisht për vetë Kishat që janë në mosmarrëveshje mes dy vendeve”, shprehet me keqardhja ipeshkvi ungjillor luteran.

Këshilli Botëror i Kishave gjithashtu e ka informuar Vatikanin për gjendjen e Kishave në Ukrainë. Një delegacion, i pritur në audiencë nga Papa Françesku më 23 marsin e kaluar, ka shprehur dëshirën për të organizuar një tryezë ekumenike me të gjitha Kishat e Ukrainës. Papa qe impresionuar pozitivisht, sipas Bedford-Strohm: “Vatikani përdor kanalet e tij, ne kemi tona. Ne shkojmë së bashku drejt të njëjtit qëllim përmes rrugëve të ndryshme. Kishat e krishtera duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i shëruar këto plagë”.

17 maj 2023, 13:01