Kërko

Toka e Shenjtë: Patriarkana Latine, një seri videosh për t'u zhytur në studimin e Biblës

Për t’i ndihmuar të krishterët në Tokën e Shenjtë dhe gjetiu të zhyten përsëri në njohurinë dhe studimin e Biblës, At Issa Hijazin dhe David Neuhaus, nga Patriarkana Latine e Jeruzalemit, kanë krijuar një seri videosh, në të cilat, pa u zgjatur në shpjegime të gjera teologjike, ata paraqesin mesazhin e çdo libri të Biblës, të Besëlidhjes së Vjetër dhe të Re, në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë.

R.SH. – Vatikan

Videot, të disponueshme në arabisht, anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht, shpjegojnë nga Patriarkana Latine e Jerusalemit e cila promovon nismën, shërbejnë për t'u familjarizuar me Shkrimet e Shenjta dhe për të inkurajuar njerëzit të zhyten në Fjalën e Zotit, për të kuptuar më mirë mesazhin që na drejton Zoti dhe mjetet që ndihmojnë për ta pranuar dhe zbatuar në jetën e përditshme.

Është fjala për mjete që konkretizojnë një dëshirë të patriarkut latin, Pierbattista Pizzaballa, i cili në disa raste i pati ftuar besimtarët të "ringjallin artin e katekezës e të formimit shpirtëror", si dhe "të krijojnë një marrëdhënie më familjare me Fjalën e Zotit".

24 maj 2023, 10:33