Kërko

2023.05.25 Pelegrinaggio a Genazzano – Albania 2023.05.25 Pelegrinaggio a Genazzano – Albania

Të dielën, 28 maj, shtegtimi i shqiptarëve në Gjenacan

Si çdo vit, shqiptarët e Italisë dhe besimtarë nga trojet shqiptare, do të mblidhen në Gjenacan, më 28 maj, për të nderuar Zojën e Këshillit të Mirë, fugurja e së cilës pati ardhur në kishën jo larg Romës, pasi Shkodra kërcënohej nga otomanët, më 25 prill 1467. Meshën e orës 11, do ta kryesojë famullitari i katedrales së Shën Shtjefnit, don Vlash Palaj

R.SH. - Vatikan

Këngët e korit të Kishës katedrale të Shkodrës do të shoqërojnë këtë vit shtegtimin e shqiptarëve në Gjenacan te Shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë. Pikërisht të dielën e ardhshme, më 28 maj, si çdo të dielë të fundit të muajit kushtuar Shën Marisë Virgjër, të gjithë shqiptarët e Italisë, por edhe besimtarë katolikë nga trojet shqiptare, do të mblidhen në Gjenacan, pranë Romës, për shtegtimin e tyre tradicional tek Nëna e Këshillit të Mirë.

Kujtojmë se pikërisht në Kishën e augustinianëve, në Gjenaca, u zhvendos fugurja e Pajtores Qiellore të Shqipërisë e besimtarëve shqiptarë, pasi Shkodra asokohe kërcënohej nga otomanët, në vitin e largët 1467. Të dielën e ardhshme, më 28 maj, Meshën e orës 11, do ta kryesojë famullitari i katedrales së Shkodrës, dom Vlash Palaj, ndërsa kori i njohur i Kishës, që i kushtohet Shën Shtjefnit, drejtohet nga Zef Çoba. Më hollësisht, na njofton dom Pasquale Ferraro, rektori i Kishës së Shën Gjonit të Malvës, ku mblidhen besimtarët shqiptarë të Romës e rrethinave:

Dom Pasquale Ferraro, rektori i Kishës së Shën Gjonit të Malvës
25 maj 2023, 14:24