Kërko

 Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 14 - 21 maj

Sot Kisha katolike e ritit romak kremton të Dielën e 6-të kohës së Pashkëve, gjithnjë më 14 maj kalendari kishtar kujton Shën Matinë Apostull. Ungjilli i kësaj së diele na kujton se Jezu Krishti, bariu ynë është udha që na prijnë te Ati Hyjnor, e vërtata që na bënë të lirë, jeta që na mbush me gëzim. Po kështuna fton të reflektojmë mbi dhuratën e Shpritit të Zotit. Ai është “Shpirti i së vërtetës” (Gjn 14,17).

R.SH. - Vatikan

E diel më 14 maj, Kisha katolike kremton të Dielën e 6-të kohës së Pashkëve, ciklit të parë 'A', gjithnjë më 14 maj kalendari kishtar përkujton Shën Matinë Apostull. Ungjilli i kësaj së diele na kujton se Jezu Krishti, bariu ynë është udha që na prijnë te Ati Hyjnor, e vërtata që na bënë të lirë,  jeta që na mbush me gëzim.

Liturgjia e dielës së 6-të të Pashkëve, ciklit të parë 'A', na fton të reflektojmë mbi dhuratën e Shpritit të Zotit. Ai është “Shpirti i së vërtetës” (Gjn 14,17). Shpirti i Krishtit të Gjallë krijon bashkimin mes të gjithë nesh të mbledhur në asamblenë liturgjike: ai na dhuron fjalën në mënyrë që të bëhët realitet i jetës e të mishërohet e pasqyrohet në veprat tona të përditshme të frymëzuara nga Ungjilli i Gjonit.

Të hënën më 15 maj, kalendari kishtar përkujton shën Izidorin, bujk e shën Rupertin. 

Të martën më 16 maj, kalendari kishtar përkujton shën Ubaldin, e shën Luigjin Orione.

Të mërkurën më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Pashkun Baylon e shën Gjulietën Salzano.

Të enjten më 18 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin I, shën Gëzimin (Felice) nga Kantaliçe.

Të premten më 19 maj, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Celestino, shën Krispinin nga Viterbo e shën Ivo-n.

Të shtuën më 20 maj, kalendari kishtar përkujton shëm Bernardinin nga Siena e shën Lidien.

Të dielën e ardhshme më 21 maj, Kisha katolike do të kremtojë festën e të Ngjiturit të Krishtit në Qiell - Të Shëlbuemit , gjithnjë më 21 maj kalendari përkujton shën Kristoforin Magallanes.

Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Kjo festë kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor, shndërrohet në gëzim, sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti Shenjt Zot që do t’i bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit dhe për dënimin e tij të padrejtë me vdekje. Prandaj, me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin Qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin, siç dëshmon kjo festë e të Shëlbuemi

14 maj 2023, 09:29