Kërko

 The Orthodox Church of Ukraine in the village of Hrabivtsi The Orthodox Church of Ukraine in the village of Hrabivtsi

Rrëshajë: mesazhi i COMECE e i Cec: të krishterët, të bashkuar për një botë paqësore

Kryetari i Komisionit të Ipeshkvijve të BE-së, Imzot Crociata, dhe i Konferencës së Kishave Evropiane, i Nderuari Christian Krieger, nënvizojnë angazhimin e të krishterëve, "që po ecin së bashku, të udhëhequr nga Shpirti Shenjt”, në një shërbim i cili e shndërron shoqërinë, gjë që e dëshmon "ndihma dhënë nga Kishat refugjatëve të “luftës brutale kundër Ukrainës”, e jo vetëm. Urojnë që mesazhi i Rrëshajëve “për të kërkuar unitet në larmi” t’i frymëzojë krerët me përgjegjësi politike në Evropë

R.SH. / Vatikan

Kryetari i Komisionit të Ipeshkvijve të BE-së, Imzot Crociata, dhe i Konferencës së Kishave Evropiane, i Nderuari Christian Krieger, nënvizojnë angazhimin e të krishterëve, "që po ecin së bashku, të udhëhequr nga Shpirti Shenjt”, në një shërbim i cili e shndërron shoqërinë, gjë që e dëshmon "ndihma dhënë nga Kishat refugjatëve të “luftës brutale kundër Ukrainës”, e jo vetëm. Urojnë që mesazhi i Rrëshajëve “për të kërkuar unitet në larmi” t’i frymëzojë krerët me përgjegjësi politike në Evropë

"Ndërsa lufta brutale kundër Ukrainës bëhet gjithnjë më e rreptë" dhe "kriza humanitare vazhdon", të krishterët, përplot me Shpirtin Shenjt e të prirë prej Tij, duke ecur së bashku si Popull i Zotit, angazhohen "në shërbimin transformues për një botë të drejtë, paqësore dhe plot shpresë”, që shprehet, për shembull, “në mbështetjen e kishave për refugjatët”. Kështu shkruhet në mesazhin e përbashkët me rastin e Rrëshajëve 2023 nga kryetarët e COMECE (Komisioni i Konferencave të Ipeshkvijve të Bashkimit Evropian) dhe i KQZ (Konferencës së Kishave Evropiane), Imzot Mariano Crociata dhe i Nderuari Christian Krieger.

Të krishterët dhe sfidat e një bote të plagosur nga dhuna, pabarazia dhe ndarja

Kryetarët e dy organeve kujtojnë se Shpirti Shenjt "i ka gjallëruar  dhe i ka udhëhequr kishat dhe ka mbështetur e motivuar të krishterët, kolektivisht dhe individualisht" që nga dukja e Tij te apostujt "ditën e Rrëshajëve, pesëdhjetë ditë pas ringjalljes së Zotit". E si "komuniteti i hershëm i krishterë luftoi për të gjetur përgjigje për problemet me të cilat po përballej, edhe të krishterët e sotëm luftojnë me sfidat e një bote të plagosur thellë nga dhuna, pabarazia dhe ndarja". Duke parë ngjarjet aktuale, ata vërejnë se përveç konfliktit në zemër të Evropës, "pasojat sociale dhe politike vazhdojnë, së bashku me pabarazitë ekonomike, duke  nxjerrë gjithnjë më shumë në pah polarizimin dhe copëtimin e shoqërive tona.

Përgjigjja nevojave humanitare në Ukrainë

Por "duke besuar në Shpirtin Shenjt dhe duke ecur së bashku si i krishterë, Populli i Zotit e kupton më thellësisht Ungjillin dhe angazhohet në shërbimin shndërrues për një botë më të drejtë dhe më paqësore. Në këtë mënyrë - vazhdon mesazhi i Kryetarëve të Comece dhe Cec, të krishterët “u përgjigjen nevojave humanitare në Ukrainë, shprehin solidaritetin me viktimat e kësaj lufte tragjike dhe punojnë aktivisht për paqen në kontinent. Ndërsa përgatitemi për të kremtuar Rrëshajët këtë vit, t’i hapim zemrat për të marrë Shpirtin Shenjt, fuqia e të cilit mund ta shërojë e ta pajtojë njerëzimin si dhe ta shndërrojë shoqërinë".

Lutje e përbashkët për drejtësi dhe paqe

Të lutemi – ftojnë Imzot Crociata dhe i Nderuari Krieger, "për drejtësi dhe paqe dhe të angazhohemi së bashku me përvujtëri e shpresë në Shpirtin e Zotit që i shndërron dhe i pajton të gjithë". I njëjti Shpirt "i ndriçoftë mendjet e atyre që kërkojnë dhunë dhe "u dhuroftë zemër njerëzore". Këmbët e të gjithëve u drejtofshin në rrugën e drejtësisë, të së vërtetës, pajtimit dhe paqes.

Ata kujtojnë edhe se WCC do të organizojë pas disa javësh asamblenë e saj të përgjithshme në Talin të Estonisë dhe do të zgjedhë kryetarin dhe këshillin e ri drejtues.

Comece e mbajti asamblenë e saj të përgjithshme në Romë, në fund të marsit, dhe zgjodhi presidencën e re si dhe komitetin e përhershëm për pesë vitet e ardhshme.

27 maj 2023, 17:55