Kërko

Këshilli Botëror i Kishave në Ukrainë e Moskë, të jemi paqebërës e instrumente dialogu

“Një instrument dialogu mes Kishave mbi çështjet që na ndajnë. Ky është vetë thelbi i qëllimit dhe thirrjes së Këshillit Botëror të Kishave (Wcc). Ne jemi të përkushtuar ndaj thirrjes së krishterë për të qenë paqebërës dhe, përballë situatës në Ukrainë dhe në botën e sotme, Kishat duhet të luftojnë së bashku për t'iu përgjigjur kësaj thirrjeje". Me këto fjalë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (Wcc), Pastori i Nderuar Jerry Pillaz, e komentoi misionin e dialogut në emër të p

R.SH. - Vatikan

“Një instrument dialogu ndërmjet Kishave mbi çështjet që na ndajnë. Ky është vetë qëllimi kryesor dhe thirrja që ka Këshilli Botëror i Kishave (Wcc). Ne jemi të përkushtuar ndaj thirrjes së krishterë për të qenë paqebërës dhe, përballë situatës aktuale në Ukrainë dhe në botën e sotme, Kishat duhet të luftojnë së bashku për t'iu përgjigjur kësaj thirrjeje". Me këto fjalë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (Wcc), Pastori i Nderuar Jerry Pillaz, e komentoi misionin e dialogut në emër të paqes, që sapo përfundoi, së pari në Ukrainë e pastaj në Moskë, ku u takua me Patriarkun Kirill.

Gjatë "fazës" ukrainase, delegacioni i Këshillit Botëror të Kishave mori konfirmimin nga Kishat ortodokse vendore për vullnetin e tyre, në parim, për t’u "angazhuar në proceset e dialogut" të promovuar nga Këshilli Botëror i Kishave.

"Ne vizituam Moskën për të diskutuar edhe mbi përkushtimin e Kishës Ortodokse Ruse për dialogun edhe në këtë situatë lufte e për pasojat e saj, e në këtë kontekst edhe në lidhje me ndarjet e thella brenda familjes ortodokse", njofton i Pastori Pillay në një deklaratë e shton: “jam mirënjohës për angazhimin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill për të shqyrtuar këtë mundësi”.

Në takim me Patriarkun Kirill, thuhet në deklaratën e Këshillit Botëror të Kishave, Pastori Pillay identifikoi katër pika të rëndësishme si: “nevoja për t'i dhënë fund luftës aktuale; puna për unitetin e familjes kishtare ortodokse kaq të ndarë në këtë kontekst; diskutimi mbi rolin e Kishave në ndërtimin e paqes si brenda të krishterëve ashtu edhe jashtë, ndërsa trajtojmë e përballemi me çështjet e luftës e të dhunës, dhe propozimi i një tryezë të parë dialogu për t’i trajtuar këto çështje, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara”.

Ndërsa shprehu "dyshime në lidhje me organizimin e një tryeze dialogu për shkak të ndikimeve të jashtme të rrënjosura thellë", Patriarku Kirill shprehu "kënaqësinë" për këtë propozim dhe vlerësoi Këshillin Botëror të Kishave për punën e tij drejt paqes dhe unitetit.

Duke reflektuar mbi takimin, Pastori Pillay pranoi sfidat e rëndësishme që përpjekja për një dialog duhet t’i kapërcejë. “Është e qartë – thuhet në deklaratë – se perspektivat përtej konfliktit, shkaqet e tij dhe rruga drejt një paqeje të drejtë mbeten shumë të polarizuara. Megjithatë”, përfundoi i Pastori Pillay, “kjo nënvizon rëndësinë kritike të përpjekjeve për të krijuar hapësira të sigurta për dialog dhe për Këshillin Botëror të Kishave kjo duhet të fillojë me përpjekjet për të kapërcyer hendekun brenda-ortodoks që pasqyron konfrontimin aktual gjeopolitik”.

18 maj 2023, 15:45