Kërko

n gruppo di Suore Angeliche di San Paolo impegnate in Africa accanto ai più fragili n gruppo di Suore Angeliche di San Paolo impegnate in Africa accanto ai più fragili

Engjëjt në Kivunë e Jugut

Shikim plot gjallëri, buzëqeshje, që nuk dorëzohet kurrë, simbol shprese edhe përballë tragjedisë. Motra Zawadi, nga shtëpia nënë e Motrave Engjëllore në Romë, është në lidhje të vazhdueshme me motrat e saj në Republikën e Kongos. “Shumë prej tyre humbën familjarë e të njohur nga përmbytjet. Tragjedi e rëndë, por që i bashkon edhe më shumë me vendasit, në kërkim të trupave të njerëzve të tyre. E, në këto rrethana tejet tragjike, ata që i varrosin të dashurit, konsiderohen me fat”

R. SH. / Vatikan

Motrat Engjëllore të Shën Palit zgjodhën një nga viset më të varfra dhe më të vetmuara të Republikës Demokratike të Kongos, për të kryer misionin e tyre përkrah njerëzve më të mjerë e më të harruar. E pikërisht këto ditë me reshje të pandërprera, Kalehe, ku ndodhet një prej shtëpive të tyre, ishte epiqendër e përmbytjeve katastrofike, që tronditën vendin në fillim të majit.

Shikim plot gjallëri, buzëqeshje, që nuk dorëzohet kurrë, simbol shprese edhe përballë tragjedisë. Motra Yvette Lwali Zawadi, nga shtëpia nënë e Motrave Engjëllore në Romë, është në lidhje të vazhdueshme me motrat e saj në Republikën Demokratike të Kongos. “Shumë prej tyre - tregon - humbën familjarë e të njohur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Tragjedi e rëndë, por që i bashkon edhe më shumë me vendasit, në kërkim të trupave të njerëzve të tyre. E, në këto rrethana tejet tragjike, ata që i varrosin të dashurit, konsiderohen me fat”.

Shtëpia e përgjithshme e Motrave Engjëllore të Shën Palit ndodhet në Rrugën Casilina, një nga periferitë më të ndërlikuara të Romës. Njëlloj si shtëpia e Kivusë, në rrethinat e kryeqytetit të Kivu-së Jugore, Bukavu, ku murgeshat kryejnë misionin e tyre.

Shkolla dhe edukimi

"Në Kivunë e Jugut - tregon motra Yvette - jemi rreth 55 motra me tri shtëpi. E para, në Murhesa, është vetëm 30 kilometra nga Bukavu, por kilometrat nuk duhen matur si këtu, në Itali. Disa milje në Republikën Demokratike të Kongos kërkojnë orë udhëtimi”. Dy shtëpitë e tjera ndodhen pak më larg, më sakt në Kavumu e, pikërisht, në Kahele. Kjo e fundit, përveç përmbytjeve të fundit, është zonë ku ka pasur raste të shumta dhune, shkaktuar nga paqëndrueshmëria politike, që kanë prekur posaçërisht gratë.

“Ndërmjet projekteve tona - vazhdon motra Yvette - kemi zgjedhur në radhë të parë shkollën dhe arsimin. Në RDK, shkolla shpesh është ëndërr e parealizueshme, sepse shumica e banorëve nuk janë në gjendje të paguajnë tarifat e institucioneve private. Shkollat ​​tona mirëpresin rreth 900 nxënës, shumica vajza, sepse ne përpiqemi të mbështesim veçanërisht arsimimin e vajzave, por edhe të djemve, për shkollimin e të cilëve tregohet fare pak kujdes! Ndoshta edhe sepse dija këtu kushton tepër shtrenjt. Kjo është edhe arsyeja pse prej disa kohësh po zbatojmë një program adoptimi në distancë, përmes të cilit kushdo mund ta ndihmojë  misionin tonë'.

Ndihma për të sëmurët

Krahas arsimit, Motrat Engjëllore të Shën Palit në Republikën Demokratike të Kongos janë aktive në spitale dhe jetimore, por edhe  e sidomos, në apostullim, në zonat më të largëta, ku mbështesin familjet që punojnë parcela të vogla toke, veçanërisht gratë e veja, të cilat duhet t’i mbajnë e t’i rrisin jetimët e tyre, viktima lufte!

“Çdo muaj - kujton motra Ivette - takojmë nënat dhe fëmijët e përpiqemi t'u ofrojmë atë që kanë nevojë. Në jetimoren Kahele jetimët shpesh ushqehen shumë keq, ndaj motrat bëjnë çmos për t’i mbështetur të vegjlit në nevojë, duke u siguruar bukën e përditshme, ushqimi kryesor në këto vise të serta, që vijojnë të ëndërrojnë një ardhmëri më të mirë. E ne për këtë jemi mes tyre!”.

19 maj 2023, 10:58