Kërko

Krishtlindje në New York Krishtlindje në New York 

Krishtlindja rikthen dritat në New York

Pasi kaluan muaj kufizimesh, qyteti amerikan më i prekur nga pandemia është gati të rijetojë. At Angelo Plodari, nga Famullia Zoja e Pompeit në Manhattan, thekson: "Kemi shumë dëshirë për të rifilluar jetën plot me drita, që patëm jetuar për një kohë të gjatë, pas dukjes së arkivolave"!

R. SH. - Vatikan

Atmosfera e perceptuar është ajo që na e tregojnë filmat prej vitesh. Nga sheshi tradicional i patinazhit dhe pema gjigante përballë Qendrës Rockefeller e deri te shëtitjet në mjedisin magjepsës të Central Park të zbardhur nga dëbora, në imagjinatën e përbashkët Nju Jorku përfaqëson qytetin ku nisin të rijetohen Krishtlindjet. Pa çka se dy vitet e fundit, me mënxyrën e pandemisë, u reduktua pjesa më e madhe e kremtimeve, të cilat përtej aspektit thjesht folklorik, përfaqësonin çaste prekëse të bashkëjetesës së shëndetshme shoqërore. At Angelo Plodari, i cili shërben në famullinë e Zojës së Pompeit, në Manhattan, shpjegon se në mesin e anëtarëve të komunitetit të tij shihet qartë "dëshira për t'u kthyer në normalitet", në Krishtlindjen e zakonshme - e të jashtëzakonshme. Sepse Krishtlindja është gjithnjë edhe e jashtëzakonshme…

Drama e Covid

Që nga shpërthimi i parë i Covid-19 më 1 mars, në Nju Jork u vërtetuan më shumë se 30,000 raste, në më pak se një muaj, duke e bërë qytetin më të prekur në të gjitha Shtetet e Bashkuara. Dy javë më vonë, vetëm Nju Jorku kishte më shumë të infektuar se Kina dhe Mbretëria e Bashkuar. Qyteti ishte plot me skenat e trupave të njerëzve të vdekur, që mbarteshin nga shtëpitë e tyre nga Garda Kombëtare Ajrore, duke të kujtuar pamjet e arkivoleve të transportuara në kamionë të ushtrisë italiane në Bergamo.

Rifillimi

Pas pandemisë, të paktën pas valëve të saj më të dhunshme, të cilave besojmë se i dhamë lamtumirën, qyteti i Nju Jorkut është gati për rifillim, duke nisur nga Krishtlindja! At Angelo shpjegon se "kufizimet e panumërta të kremtimeve eukaristike për shumë muaj, u braktisën shpejt". Njerëzit po kthehen në jetën e zakonshme, me "dëshirë të fortë për të rifilluar çka u mungoi për një kohë të gjatë”

Drama e Covid

Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit dhe të Higjienës mendore  të qytetit, nga rasti i parë i Covid-19 në Nju Jork, më 1 mars, në më pak se një muaj u vërtetuan më se 30,000 raste duke e bërë qytetin më të prekur në të gjitha Shtetet e Bashkuara. Dy javë më vonë rrugët e qytetit të madh u mbushën plot me skenat e trupave të njerëzve të vdekur,  të  mbartur nga shtëpitë e tyre nga Garda Kombëtare Ajrore.

Mbas pandemisë, të paktën mbas valëve të saj më të dhunshme, tashmë pas shpine, duket se qyteti i Nju Jorkut është gati të rifillojë, duke nisur nga festat e Dimrit. At Angelo shpjegon: "Kufizimet e shumta të  kremtimeve eukaristike, u braktisën tepër shpejt. Po kthehemi gradualisht në normalitet! Ka një "dëshirë të fortë për ta rifilluar atë, që shoqëroi jetën e njerëzve për një kohë të gjatë".

Një mori mungesash!

Ka shumë frymëzim italian, në festimet që do të ndihmojnë Nju Jorkun për rifillimin, pas muajve të errët të pandemisë, duke nisur nga skena tradicionale baroke napolitane e Lindjes, e cila do të ekspozohet sërish, sipas traditës, në Muzeun Metropolitan. “Nga pikëpamja personale, duke qenë në një famulli italiane, çka na mungoi më shumë janë veprimtaritë e përgatitjes për Krishtlindje” - shpjegon At Plodari. Nga çastet e përgatitjes shpirtërore, deri tek ato më festive. “Na kanë munguar shumë sidomos, çastet e grumbullimit! E do të na mungojnë edhe më shumë miqtë, që u shuan e nuk do t’i kemi pranë gjatë kremtimeve të një Krishlindjeje të re, plot me shpresa! Larg dramës së kovidit! Pranë Bredhit – larg arkivolit!

Pasojat për njerëzit e pastrehë

Të pastrehët vuajtën pasojat më të hidhura të kulmit të pandemisë  regjistruar në Nju Jork. Në dhjetor 2021, New York Times raportoi se rastet e Covid-19 në strehimet për nevojtarët ishin pesëfishuar vetëm gjatë një muaji. “Nju Jorku njihet si qytet i pasur, ndonëse një pjesë e madhe e banorëve të tij janë njerëzve të varfër” - vë në dukje At Angelo. “Edhe pse   nuk i përkasin famullisë sonë, ata sillen rreth saj dhe kështu duhet t'i ndihmojmë”.

Ndihma

Konkretisht, këtë vit bashkësia e Zojës së Pompeit ka rifilluar grumbullimin e ushqimeve për pakot e Krishtlindjes. Janë dhuratë për njerëzit më në nevojë. “Me një grup të rinjsh vullnetarë – pohon Atë Plodari – bëmë një vizitë mbrëmësore në disa zona të qytetit, veçanërisht në ato afër metrosë, duke shpërndarë sanduiçe, kafe e ndonjë veshje”.

Ngjarjet festive

Nisma të tjera do të kenë të bëjë me rifillimin e formimit shpirtëror, me orët e lutjes e të kremtimeve për anëtarët e famullisë dhe më pas, me çastin e drekës së Krishtlindjes, pak kohë para fillimit aktual të festimeve. “Kjo për shkak se shumë italianë do të organizohen për t'u kthyer në Itali dhe për të kaluar Krishtlindjet me familjet e tyre. Ne duam që ata që jenë mes nesh, ta ndjejnë atmosferën familjare të famullisë, dhe për këtë arsye do t'u krijojmë mundësinë të qëndrojnë këtu”.

Pjesëmarrja e të rinjve

Bashkësia e Zojës së Pompeit përfaqëson një pikë të sigurt mbrojtjeje për shumë italianë që banojnë ose vizitojnë Nju Jorkun. “Gjëja e parë që të bie në sy është pjesëmarrja e të rinjve” - shpjegon At Anxhelo - “Për një djalë apo vajzë që vjen këtu dhe nuk mund të ketë njëfarë pavarësie, të presë miq dhe ta kalojë festën në shoqëri, streha e famullisë, me hapësirat e saj të takimit e të festimit së bashku është shumë e rëndësishme. Në të ndihet në një mënyrë të paharrueshme magjia e festës së madhe”.

19 dhjetor 2022, 16:39