Kërko

Sot bie Dita Botërore e Rinisë në nivelin lokal

Sot, në festën e Jezu Krishtit Mbret, në të gjitha Dioqezat kremtohet Dita Botërore e Rinisë në nivelin lokal. Ditët Botërore të Rinisë janë një himn koral për jetën dhe shumë të rinjve që nisën udhës pëd të ndarë së bashku me të tjerët besimin e tyre në Jezu Krishtin. Këto takime kremtohet çdo vit në nivelin dioqezan në solemnitetin e Krishtit Mbret, pas zhvendosjes së ditës së rinisë me kërkesën e Papës Françesku (para vitit 2021 Dita e të Rinjve mbahej të Dielën e Larit apo të Dielën e Luleve

R.SH. - Vatikan

Sot, në festën e Jezu Krishtit Mbret, në të gjitha Dioqezat kremtohet Dita e  37-të e Rinisë (kremtimi në nivelin dioqezan) , e mbahet në nivelin lokal në gjitha Kishat vendore dioqezane kudo në botë. Ditët Botërore të Rinisë janë një himn koral për jetën e shumë të rinjve që nisën udhës për të ndarë së bashku me bashkëmosharatë e tjerë besimin e tyre në Jezu Krishtin. Këto takime kremtohet çdo vit në nivelin dioqezan në solemnitetin e Krishtit Mbret, pas zhvendosjes së ditës së rinisë me kërkesën e Papës Françesku, kujtojmë se para vitit 2021 Dita e të Rinjve mbahej në të Dielën e Larit apo të Dielën e Luleve.

Ndërkombëtarisht, Dita Botërore e Rinisë kremtohet çdo dy ose tre vjet në një qytet të zgjedhur nga Papa. Hera e fundit DBR-së u mbajt në Panama me Papën Françesku (22-27 janar 2019). Edicioni i vitit 2022, për shkak të pandemisë, u shty (1-6 gusht 2023).Dita e 37- të Botërore të Rinisë në Lisbonë 2023 me temën: “Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim”, shkëputur nga Ungjilli i Lukës.(Lk 1:39).

Në logon e DBR-së 2023, thuhet në notën zyrtare, se profili i Zojës Mari “shpreh rininë e viteve të saj, karakteristikë e dikujt që nuk është ende nënë, por që mbart dritën e botës brenda vetes”. Dhe “lëvizja” e Virgjrës Mari drejt kushërirës së saj Elizabeta, sipas frazës së Ungjillit të Lukës, “nënvizon ftesën drejtuar të rinjve për të rinovuar ‘forcën e tyre të brendshme, ëndrrat, entuziazmin, shpresën dhe mirënjohjen e tyre ‘“ për Zotin.

Maria Virgjër - lexojmë në Mesazhin e Papës Bergoglio drejtuar të rinjve për DBR-së në Portugali - bëhet tempulli i Zotit, shëmbëlltyra e Kishës për udhë, Kishës që del dhe vihet në shërbim, bëhet Kisha mbartëse e Lajmit të Mirë!”: “Nëna e Zotit është model për të rinjtë në lëvizje, jo të ngujuar para pasqyrës për të soditur vetveten, ose të ‘zënë’ në rrjeta. Ajo shikon gjithnjë nga jashtë. Është gruaja e pashkëve, në një gjendje të përhershme heksodi, daljeje nga vetja për të shkuar drejt të Madhit tjetër, që është Zoti, e edhe drejt të tjerëve, vëllezërve dhe motrave, veçanërisht atyre që kanë nevojë më shumë, siç ishte kushërira e saj Elizabeta”.

Papa u ka treguar të rinjve rëndësinë e nisjes për rrugë dhe aftësisë e shoshitjes. Duhet të jini gjithmonë gati, por asnjëherë në ankth, u tha Papa të rinjve në mesazhin kushtuar Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë. Kujtojmë se Dita e parë Botërore e Rinisë u mbajt në Romë më 23 mars të vitit 1986 me Papën Gjon Pali II. Papa i Shenjtë dhe Shenjta Nënë Terezë e Kalkutës u caktuan më pas pajtorë a mbrojtës qiellore të Ditëve Botërore të Rinisë.

20 nëntor 2022, 13:44