Kërko

Kryeipeshkvi Imzot Timothy Paul Andrew Broglio Kryeipeshkvi Imzot Timothy Paul Andrew Broglio

Imzot Timothy Broglio është president i ri i ipeshkvijve të SHBA-së

Kryeipeshkvi Imzot Timothy P. Broglio, ipeshkëv ordinar ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zgjedhur President i ri i Konferencës së Ipeshkvijve të Amerikës. Imzot Broglio u zgjodh dje gjatë seancës së vjeshtës të asamblesë së përgjithshme të ipeshkvijve në Baltimore, me 138 vota pas votimit të tretë. Kryeipeshkvi William E. Lori i Baltimores, president i Komisionit pro-jetës pranë Konferencës së Ipeshkvijve, u zgjodh nënkryetar.

R.SH. - Vatikan

Kryeipeshkvi Imzot Timothy P. Broglio, ordinar ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zgjedhur President i ri i Konferencës së Ipeshkvijve të Amerikës. Imzot Broglio u zgjodh dje gjatë seancës së vjeshtës të asamblesë së përgjithshme të ipeshkvijve në Baltimore, me 138 vota pas votimit të tretë. Kryeipeshkvi William E. Lori i Baltimores, president i Komisionit pro-jetës pranë Konferencës së Ipeshkvijve, u zgjodh nënkryetar. Të dy do të marrin detyrën më 17 nëntor në përfundim të asamblesë së ipeshkvijve amerikanë.

Kryeipeshkvi Broglio, 70 vjeç, ka punuar në trupin diplomatik të Vatikanit në Bregun e Fildishtë, Paraguaj, Porto Riko dhe Republikën Domenikane. Ka qenë edhe kreu i kabinetit të kardinalit Angelo Sodano, Sekretar i Shtetit të Vatikanit gjatë papnisë së Shën Gjon Palin II, përpara se të emërohej ipeshkëv për kapelanët ushtarak në SHBA më 2007. Ka qenë edhe President i Komitetit Episkopal për Drejtësi e Paqe Ndërkombëtare dhe i Komitetit të tyre për Çështjet Kanonike dhe qeverinë e Kishës, si dhe anëtar i grupit të punës për Asamblenë Speciale të vitit 2013. Me origjinë nga Cleveland, për tre vitet e fundit imzot Broglio ka qenë Sekretar i Konferencës së Ipeshkvijve të Amerikës. Imzot Broglio, i cili ishte ndër mbështetësit e lirisë së ndërgjegjes në aksesin ndaj vaksinave dhe mbështeti përjashtimet nga vaksinat, do të pasojë si President të Konferencës së Ipeshkvijve të Amerikës kryeipeshkvin e Los Anxhelosit, Imzot Josè M. Gomez.

Nënkryetari i ri i Konferencës së Ipeshkvijve të Amerikës, kryeipeshkvi Lori, nga ana tjetër, ka qenë emëruar si kryeipeshkëv i 16-të i Baltimores nga Papa Benedikti XVI në vitin 2012. Deri tani ka kryesuar Komitetin për Doktrinën pranë Konferencës së Ipeshkvijve amerikanë dhe Komitetin ad hoc për lirinë fetare. Në vitin 2021 u zgjodh president i ipeshkvijve pro-jetës. Aktualisht është kapelani suprem i Kalorësve të Kolombos. Si kryetar i Komisionit të Ipeshkvijve për Lirinë Fetare, imzot Lori luajti një rol tejet të rëndësishëm në luftën kundër një ligji për asistencën shëndetësore, i cili u kërkonte punëdhënësve që në planet e sigurimeve shëndetësore të siguronin edhe mbulimin me kontraceptiv.

16 nëntor 2022, 13:20