Kërko

MONS GEORGE FRENDO ARCIVESCOVO EMERITO DI TIRANA-DURAZZO ALBANIA MONS GEORGE FRENDO ARCIVESCOVO EMERITO DI TIRANA-DURAZZO ALBANIA

Imzot Frendo: Gjithë Shenjtorët dhe Dita e të Shuemve, mesazh shprese

Një ditë pas kremtimit të Gjithë Shenjtorëve, më 2 nëntor, kalendari liturgjik na fton të kujtojmë besimtarët e vdekur. Pse Kisha i kremton pranë e pranë këto dy festa? Ç’lidhje ka ndërmjet tyre dhe cili ёshtё mesazhi? Mbi kёtё flasim me kryeipeshkvin e nderit tё Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendo

R.SH. - Vatikan

Njëherësh me solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve që kremojmë më 1 nëntor,  Kisha katolike më 2 nëntor, na propozon Përkujtimin e të Vdekurve, Ditёn e të Shuemve, duke u lutur që Zoti t’u japë pushimin e pasosur dhe dritën e pambaruar.

Pranë kremtimit të festës së Gjithë Shenjtorëve, më 1 nëntor, vetë një ditë pas, më 2 nëntor, kalendari liturgjik i Kishës katolike romake na fton t'i kujtojmë me dashuri e lutje besimtarët e vdekur. Kёto dy ngjarje kanё njё domethёnie tё rëndësishme dhe një mesazh tё bukur pёr besimtarёt si tё krishterё. 1 nёntori na kujton thirrjen tonё nё shenjtëri dhe na propozon shembullin e Shenjtorёve, 2 nёntori na kujton shpresёn e ringjalljes sonё nё Ngjalljen e Jezu Krishtit. 

Pse Kisha i kremton pranë e pranë këto dy festa? Ç’lidhje ka ndërmjet tyre dhe cila ёshtё vlera dhe mesazhi? Mbi kёtё flasim me kryeipeshkvin e nderit të Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendo, në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News...

Kryeipeshkvi nderit të Tiranё-Durrёsit, Imzot George Frendo, në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News

 

01 nëntor 2022, 11:43