Kërko

Dreka me të varfërit në dioqezën e Sapës. Në qendër, imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Sapës Dreka me të varfërit në dioqezën e Sapës. Në qendër, imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Sapës

Dioqeza e Sapës kremton Ditën Botërore të të Varfërve

Drekë me 160 nevojtarë, organizuar nga Karitasi i Sapës, në praninë e imzot Simon Kulli, klerit, punonjësve dhe vullnetarëve të Karitasit dioqezan dhe të besimtarëve, që ndihmuan në shtrimin e kësaj dreke festive ku të gjithë ndihen të barabartë. E veçanta e kësaj dite ishte se imzot Kulli së bashku dhe meshtarët e motrat shërbyen drekën për këta njerëz të çmuar në sytë e Zotit dhe të Kishës

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike kremtoi të dielën, më 13 nëntor, Ditën Botërore të të Varfërve, themeluar nga Papa Françesku. Edhe në Shqipëri, në dioqezën e Sapës, në këtë ditë, u kremtua mesha nga ipeshkvi, imzot Simon Kulli dhe u shtrua një drekë për 160 nevojtarë, për të cilët kujdeset Karitasi. Më hollësisht, informacioni i Violeta Marashit…

Dëgjo Violeta Marashin...
Dreka me të varfërit në Sapë
Dreka me të varfërit në Sapë

Të dielen e dytë të nëntorit, 13 nëntor 2022, Dita Botërore e të Varfërve u kremtua edhe në dioqezën e Sapës. Nisur nga tema e caktuar nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, “Jezu Krishti u bë i varfër për ju”, nën organizimin e Karitasit dioqezan, kjo ditë iu përkushtua të varfërve për të cilët Dioqeza dhe Caritasi kanë synimin për t’i vënë në qendër të vëmendjes së tyre duke i ndihmuar dhe lehtësuar sadopak vështirësitë e jetës.

Dita Botërore e të varfërve u kremtua fillimisht me Meshën Shenjtë udhëhequr nga Imzot Simon Kulli, në Katedralen Shën Nënë Tereza, i cili theksoi se të gjithë ne duhet të kujdesemi për të varfërit ndër të varfër. Siç ka thënë edhe vetë Nënë Tereza, nëna e të varfërve, Kujdesi i treguar dhe puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehja e dashurisë sonë ndaj Zotit. Këtë dashuri ndaj Zotit duhet ta ruajmë gjithnjë ndërsa të tjerët janë mjet për ta shprehur dhe dëshmuar këtë dashuri...".

Dreka me të varfërit në Sapë
Dreka me të varfërit në Sapë

Me pjesëmarrjen e 160 personave të kësaj shtrese Karitas Sapa shtroi drekën me familjet në nevojë, në praninë e Imzot Simon Kulli, klerit, punonjës dhe vullnetarë të Karitasit dioqezan Sapa dhe besimtarë që asistuan në ndihmë të kësaj dreke festive ku të gjithë ndjehen të njejtë dhe të barabartë. E veçanta e kësaj dite ishte se Imzot Simoni së bashku dhe meshtarët e motrat shërbyen drekën për këto persona të çmuar në sytë e Zotit dhe të Kishës. 

15 nëntor 2022, 15:59