Kërko

Bibla, Shkrimi Shenjt, “Së bashku” u prezantua nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë

Me datë 4 nëntor pranё Qendrës Kulturore te Katedralja Ortodokse, nё Tiranё, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, pas një pune 20-vjeçare nga një grup përkthyesish, paraqiti Biblën në shqip "Së bashku" pёrkthyer nga gjuhët origjinale. Gjatë tërë punës, përkthyesit kanë pasur parasysh dy synime kryesore: së pari, të publikohet një tekst në shqip sa më i kuptueshëm për lexuesin shqiptar sot; së dyti, t’i qëndrojë sa më besnik tekstit origjinal

R.SH. - Vatikan

Me datë 4 nëntor pranё Qendrës Kulturore te Katedralja Ortodokse, nё Tiranё, Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, pas një pune 20-vjeçare nga një grup përkthyesish, paraqiti Biblën në shqip "Së bashku" pёrkthyer nga gjuhët origjinale. Gjatë tërë punës, përkthyesit kanë pasur parasysh dy synime kryesore: së pari, të publikohet një tekst në shqip sa më i kuptueshëm për lexuesin shqiptar sot; së dyti, t’i qëndrojë sa më besnik tekstit origjinal.

Bibla “Së bashku” është botim i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë. Përkthimi i saj nga gjuhët fillestare në shqip është arritje e spikatur dhe historike, sa i përket përkthimit të Shkrimit Shenjt në shqip. Kjo vepër u bë e mundur nga puna dhe përkushtimi i përkthyesve, si dhe nga bashkëpunimi me të gjitha Kishat e krishtera, pasi është fryt i punës së përbashkët të të gjitha konfesioneve të krishtera të pranishme në Shqipëri.

Paraqitja e Biblёs shqip u bё nga z. Altin Hysi, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, dom Marjan Paloka, meshtar i Kishës Katolike, at Joan Lela, nga Kisha Ortodokse, z. Zefjan Nikolla, pastor, etj, nё praninё e personaliteteve kishtare, tё botёs sё kulturёs dhe tё shumё besimtarёve. Nё emёr tё Konferencës sё Ipeshkvijve tё Kishёs Katolike tё Shqipёrisё, ishte i pranishёm Sekretari i K.I.SH. Imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rrёshenit. Ta degjojme vleresimin e tij në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit - Vatican News.

Imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rrёshenit

Bibla Shqip "Së bashku"

Ka kaluar rreth një shekull e gjysmë qëkur Kostandin Kristoforidhi përktheu Dhiatën e Re në shqip për llogari të Shoqërisë Biblike. Sërish në 2007 ajo ka përkthyer dhe botuar, një përkthim të ri të Dhiatës së Re. Menjëherë pas përfundimit të punës për përkthimin e Dhiatës së Re, Shoqëria Biblike nisi punën për përkthimin e plotë të Biblës. Një pjesë e madhe e Dhiatës së vjetër tashmë ka përfunduar së përkthyeri.

Falë Zotit, gjatë këtyre viteve të pas-komunizmit, kanë parë dritën e botimit edhe përkthime të tjera të Dhiatës së Re dhe Dhiatës së vjetër në shqip. Pikërisht, ky përkthim i ri i Shoqërisë Biblike ka marrë jetë duke ndërtuar mbi këtë përvojë të vyer, si dhe duke u mbështetur te profesionalizmi i Shoqërive Biblike të Bashkuara (United Bible Societies) në fushën e përkthimit dhe botimit të Biblës.

Teksti origjinal greqisht, prej nga u krye përkthimi, është: The Greek New Testament, Fourth Revised Edition, botuar nga United Bible Societies. Ndërsa për Dhiatën e vjetër, teksti origjinal hebre është marrë nga: Biblia Hebraica Stuttgartensia. Gjatë tërë punës, përkthyesit kanë mbajtur parasysh dy synime kryesore: së pari të nxjerrin një tekst në shqip që të jetë sa më i kuptueshëm për lexuesin shqiptar sot; së dyti t’i qëndrojnë sa më besnik tekstit origjinal.

07 nëntor 2022, 08:38