Ukrainë: ipeshkvijtё evropianë krerëve të kombeve, "bëni gjithçka që keni në dorë për t'i dhënë fund luftës"
R.SH. - Vatikan
Në zemër të Krakovit, Poloni, nga Shenjtorja e Shën Gjon Palit II, Papa i rinisë dhe dialogut, ngrihet sërish një thirrje për paqe "drejtuesve të kombeve dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për t'i dhënë fund luftës aktuale që po shkatërron jetë njerëzish dhe vuajtje të panumërta”, kёshtu u shpreh Imzot Gintaras Grušas, kryeipeshkёv i Vilniusit, president i Këshillit të Konferencave të Ipeshkvijve Evropianë (Ccee), nё hapje, dje pasdite, të Simpoziumit Evropian me temё "Çohu! Krishti tё thërret”, organizuar nga Komisioni Rinor e Seksioni i Katekezës pranë Këshillit të Konferencave të Ipeshkvijve Evropianë (Ccee) dhe nga Kryedioqeza e Krakovit.
150 delegatë kombëtarë nga pesë sektorët baritorë: Rinia, Shkolla, Universiteti, Thirrjet e shenjta dhe Katekeza nga rreth 30 vende evropiane, nga Ukraina në Bjellorusi, u mblodhën n Krakov të Polonisё për një takim, ballafaqim mbi sfidat e kontinentit evropian, reflektim mbi fenë e krishterë sot. Nё takimin treditor janё nё program edhe disa momente lutjeje dhe feste kushtuar rrugëtimit që po i çon të rinjtë nga e gjithë bota drejt Ditës Botërore të Rinisë në Lisbonë më 2023.
"Ne erdhёm këtu - tha zimzot Grušas - me aq shumë shpresë, por edhe me aq shumë trishtim në zemër: kur Covid e liroi kontrollin e tij dhe në çdo vend po shikonim të ardhmen me optimizëm, shpërtheu lufta në Ukrainë. Ne ishim të bindur se nuk do të kishte më luftëra në Evropë, se për to do të lexonim vetëm në librat e historisë, por edhe një herë joshja e pushtetit dhe lakmia e disave kanë çuar në luftë”.