Kërko

Vangelo della Domenica XXVIII C - Gesù guarisce lebbrosi Vangelo della Domenica XXVIII C - Gesù guarisce lebbrosi

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës sё 28-tё gjatё të vitit kishtar ‘C’

Ungjilli i kësaj së diele tё 28-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё tretё ‘C’, është marrë nga shën Luka (17,11-19) na tregon pёr takimin e të gërbulurve me Jezusin, si i shëroi Krishti të gërbulurit dhe mirënjohjen e vetëm njërit prej të shëruarve, të cilit Jezusi i tha: “Çohu e shko – i tha – feja jote të shpëtoi!”. Një i vetëm prej dhjetë të shëruarve, edhe ai i huaj (një Samaritanas), u kthye për të falënderuar bamirësin e vet, Krishtin Zot

R. SH. - Vatikan

Ungjilli i kësaj së diele tё 28-tё, gjatё vitit kishtar, ciklit tё tretё ‘C’, nga shën Luka (17,11-19) na tregon pёr takimin e të gërbulurve me Jezusin, se si i shëroi Krishti të gërbulurit dhe mirënjohjen e vetëm njërit prej të shëruarve, të cilit Jezusi i tha: “Çohu e shko – i tha – feja jote të shpëtoi!”. Një i vetëm prej dhjetë të shëruarve, edhe ai i huaj (një Samaritanas), u kthye për të falënderuar bamirësin e vet, Krishtin Zot. Ai, samaritani, bëhet për ne shembull feje e dashurie. Le të dëgjojmë njё fragment tё Ungjillit tё Lukёs (17, 11-19):

11 Duke udhëtuar për Jerusalem, kaloi nëpër Samari e Galile. 12 Kur hyri në një fshat [i] dolën para dhjetë të gërbulur. Ata zunë vend larg 13 e filluan të bërtasin: ‘Jezus, Mësues, ki dhimbë për ne!’

14 Kur i pa u tha:

‘Shkoni e paraqituni priftërinjve!’

E ndodhi që, ndërsa po shkonin, u pastruan.

15 Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin me zë të madh. 16 Ra përmbys para këmbëve të Jezusit dhe iu falënderua. E ky ishte samaritanas. 17 Jezusi mori fjalën e tha:

‘Po a nuk u pastruan të dhjetët? Ku janë nëntë tjerët? 18 A nuk u gjet asnjë që të kthehet e t’i japë lavdi Hyjit, përveç këtij të huaji? 19 Çohu e shko - i tha - feja jote të shpëtoi!’”

 

Të lutemi së bashku:

 

Kur e lexoj këtë tregim, o Jezus,

qëndrimi i atyre të nëntëve

më duket krejt i pakuptueshëm:

u shëruan,

u liruan nga sëmundja

që u kishte përçudnuar trupin

dhe i kishte mbajtur larg

nga familja e nga fshati,

nga të dashurit e nga puna.

Si ia bëjnë tani, që u pranuan sërish

në bashkësinë e njerëzve

të harrojnë kaq shpejt

se Ti bëre për ta

një gjest të jashtëzakonshëm?

Si ia bëjnë të kthehen në shtëpi

pa kaluar më parë te Ti

për të shprehur mirënjohje

pa të shfaqur gëzimin e tyre?

Kur lexoj këtë tregim, o Jezus,

më vjen menjëherë dëshira për të gjykuar,

por pastaj, kthehem mbrapsht

e filloj të numëroj gjithë dhuratat

me të cilat e mbush vazhdimisht

këtë jetën time:

mëshira Jote, falja,

Fjala jote, Buka jote,

mijëra takimet që e mbushin me hir

qiellin e ditëve të mia…

E pyes: a s’bëj edhe unë

pikërisht si ata të nëntë?

A s’eci edhe unë pa e kthyer kokën?

A nuk mendoj se më takojnë, posi,

dhuratat e tua të çmuara?

08 tetor 2022, 09:33