Kërko

 don Domenik Qerimi e don Bledar Huba, salesiani don Domenik Qerimi e don Bledar Huba, salesiani

Dom Bledar Huba e dom Domenik Qerimi: shembulli i shenjtorëve Scalabrini e Zatti

Shembulli i shenjtorëve të rinj Giovanni Battista Scalabrini dhe Artemide Zatti, shpallur nga Papa Françesku tё dielёn mё 9 tetor, nё dёshminё e dy salezianёve shqiptarё: dom Bledar Huba e dom Domenik Qerimi

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike universale u pasurua,  tё dielёn mё 9 tetor, me dy shenjtorë të rinj: Giovanni Battista Scalabrini dhe Artemide Zatti, shpallur nga Papa Françesku nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.

Në Meshën e kanonizimit tё Scalabrinit dhe Zatti-t, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit, Papa Françesku e kujtoi shembullin e këtyre shenjtorëve të rinj, tё cilёt na ftojnё t’i pranojmë, respektojmë, duam e vlerёsojmё të gjithë njerëzit, pa dallim, pa përjashtim, duke i shembur muret e brendshme dhe duke u liruar nga paragjykimet qё kemi ndaj tё tjerёve, veçanërisht ndaj migrantëve, pёr të rizbuluar se tё gjithё jemi vëllezër. Pastaj njё thirrje e re e Papёs Françesku për të "mësuar nga historia" përballë rrezikut të një konflikti bërthamor.

Nё Meshёn qё u kremtua solemnisht tё dielёn e kaluar, mё 9 tetor, pёr kanonizimin e dy shenjtorëve tё rinj, nё mesin e qindra e qindra meshtarëve dhe rregulltarëve tё ardhur nga vendet e ndryshme nё Vatikan, morёn pjesё edhe dy meshtarë salezianё shqiptarё: dom Bledar Huba, drejtor i Qendrës “Don Bosko” – nё Gjilan dhe dom Domenik Qerimi, drejtor i Qendrёs “Don Bosko” nё Prishtinё. Nё mikrofonin e dom David Gjugjёs t’i dëgjojmë dëshmitë e tyre:

Dom Bledar Huba, drejtor i Qendrës “Don Bosko” – nё Gjilan
Dom Domenik Qerimi, drejtor i Qendrёs “Don Bosko” nё Prishtinё
11 tetor 2022, 12:45