Kërko

Propaganda Fide dhe Shqipëria

Ipeshkvijtё e Kishës sё Shqipërisë kujtojnë 400-vjetorin e Kongregatës sё Shenjtë ‘Propaganda Fide’ themeluar nga Papa Gregori XV mё 6 janar 1622, si organ i koordinimit tё Selisё sё Shenjtё pёr tё ndihmuar Kishat vendore nё tё gjitha kontinentet. ‘Propaganda Fide’, sot Dikasteri i Selisё sё Shenjtё pёr Ungjillëzimin e Popujve, ka pasur nё nje rol tё rёndёsishёm pёr Kishën katolike nё Shqipëri e nё trevat shqiptare, duke dhёnё njё ndihmë tё madhe edhe nё fushën shoqërore e kulturore

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtё e Kishës katolike tё Shqipërisë kujtojnë 400-vjetorin e Kongregatës sё Shenjtë ‘Propaganda Fide’, themeluar nga Papa Gregori XV, mё 6 janar 1622, si organ i koordinimit tё Selisё sё Shenjtё pёr tё ndihmuar misionin e Kishave vendore tё kohёs nё tё gjitha kontinentet. ‘Propaganda Fide’, sot Dikasteri i Selisё sё Shenjtё pёr Ungjillëzimin e Popujve, ka pasur nё rol tё rёndёsishёm edhe pёr Kishën katolike nё Shqipëri e nё trevat shqiptare dhe ka dhёnё njё kontribut tё madh jo vetëm nё fushën e ungjillëzimit e tё misionit kishtar, por edhe nё fushën shoqërore e kulturore, siç dёshmojnё shumё vepra. Po mё hollёsisht nga Shkodra tё ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkja, zёdhёnёs i Konferencёs Ipeshkvnore Katolike tё Shqipёrisё:

Na Shkodra tё ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkja

Me rastin e 400 vjetorit të themelimit të ‘Propaganda Fide’, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë organizoi një Konference përkujtimore me titull: “Propaganda Fide dhe Shqipëria”. Në këtë event ku ishin të pranishëm të gjithë Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, përfshirë edhe Nuncin Apostolik, SH.T. Imzot Luigi Bonazzi, Rektori i Universitetit Katolik Zoja Këshillit të Mirë Z. Ardjan Ndreca,  zhvilloi një “Lectio Magistralis” në lidhje me raportin e ‘Propaganda Fide’ dhe Kishës në Shqipëri. Duke bërë një escursus historik ai shpalosi të gjitha etapat e formimit të kësaj Kongregatë sot Dikaster i Vatikanit, dhe foli mbi ndikimin e saj jo vetëm në lidhje me jetën kishtare por edhe atë kombëtare. Ai nënvizoi faktin e vëmendjes së veçantë që Kisha Universale i kushtoi kishave misionare e në rastin tonë, Kishës në trevat tona shqiptare me anën e këtij dikasteri.

Në përshëndetjen e tij SH.T Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës dhe njëkohësisht President i Konferencës Ipeshkvore theksoi faktin se ekzistenca e Kishës Katolike në trevat shqiptare në ditët e sotme i detyrohet në pjesën më të madhe mbështetjes dhe kujdesit të Propaganda Fide.

SH.T. Imzot Luigi Bonazzi duke vlerësuar faktin e mbajtjes së një aktiviteti të tillë u shpreh se përtej vlerës historike aktivitete të tilla shërbejnë për të treguar karakterin misionar të kishës. Karakter i cili është një nga shtyllat kryesore të magjisterit të vet Papa Françeskut.

Gjatë kësaj konference u trajtua  dhe u diskutua edhe mbi edhe ecjen sinodale si një prej aktualiteteve më të rëndësishme në Kishën lokale dhe atë universale. Për të hedhur dritë mbi këtë proces në Shqipëri, referoi Dom Mark Shtjefni Rektor i Seminarit Ndërdioqezan, në cilësinë e Sekretarit në nivel kombëtare për çështjen e Sinodit. Duke shpjeguar etapat e përshkuara ai pohoi se një nga sjelljet që i duhet dhënë rëndësi Sinodit për vetë natyrën e tij por edhe që është shfaqur si kërkesë nga besimtarët është: aftësia për të dëgjuar nga ana e Kishës. Një aftësi ose sjellje e cila duhet të zhvillohet dhe përpunohet gjithnjë edhe më shumë nga ana e Kishës.

Përfundimin e kësaj konference e pasoi mesha e shenjtë e udhëhequr nga SH.T Imzot Angelo Massafra në bashkremtim me të gjithë episkopatin e kishës në Shqipëri.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish.

31 tetor 2022, 13:52