Kërko

Ukraina: bomba mbi Kiev, qendra tregtare në flakë Ukraina: bomba mbi Kiev, qendra tregtare në flakë 

O Zot, na ndihmo ta ruajmë dinjitetin!

Gjendja në Ukrainë vijon të jetë tejet tragjike e, si çdo fundjave, Kisha greko-katolike ukrainase i nis botës lajmet e freskëta, përshkruan trojet shndërruar në gërmadha, qytetet e fshatrat në flakë, gjakun e pafajshëm, që vijon të derdhet në të katër anët! E sot, duke u ndaluar tek një nga vlerat më të çmuara njerëzore - dinjiteti - përkon plotësisht edhe me thirrjen e Papës!

Gjendja në Ukrainë vijon të jetë tragjike e, si çdo fundjave, Kisha greko-katolike ukrainase i nis botës lajmet e freskëta, përshkruan trojet shndërruar në gërmadha, qytetet e fshatrat në flakë, gjakun e pafajshëm, që vijon të derdhet në të katër anët! Po sot  ndalohet edhe tek një nga vlerat më të çmuara njerëzore, që na përket të gjithëve: dinjiteti njerëzor.

 Zoti  e urdhëroi njeriun: “Mos vidh!”.

“Dje - shkruhet në letër -  jetuam një ngjarje të pashembullt në historinë e njerëzimit modern: grabitjen pa turp në nivel shtetëror kur presidenti rus kumtoi me buzëqeshje aneksimin  e trojeve të pushtuara të Ukrainës. Zoti e urdhëroi njeriun: “Mos vidh!”. E kur vjedhja bëhet pjesë e politikës së shtetit, madje paraqitet si fitore e madhe, ky shtet e kjo politikë, sipas Papës Gjon Pali II, bëhen struktura të mëkatit.

Ndaj sot, kur vijojmë ta mbrojmë Atdheun tonë me çdo kusht, kur jemi të vendosur të rezistojmë edhe në situatat më të padrejta e më çnjerëzore të kësaj lufte të tmerrshme e sakrilegje të armikut kundër Ukrainës, po vëmë theksin mbi atë, që ka më vlerë se vetë jeta: mbi dinjitetin njerëzor!

Dinjiteti njerëzor

Dinjiteti njerëzor është në bazë të çdo shoqërie të drejtë. Me rastin e Kongresit botëror të rinisë në Këln, Papa Benedikti u pati drejtuar të rinjve këto fjalë: “Ta mbrosh dinjitetin tënd është revolucion!”.

Ukrainasit janë të vetëdijshëm për dinjitetin e tyre, posaçërisht sot. E dimë se jemi bij të Zotit. Dinjiteti ynë nuk vjen nga jashtë: nuk na e japin njerëzit, postet, lavdatat, dekoratat. Dinjiteti, të cilin na e jep vetë Krijuesi, shprehet me frazën:

“Njeriu u krijua në shembëllim e ngjashmëri me Zotin. Të gjitha institucionet e kanë për detyrë ta njohin këtë dinjitet. Pavarësisht nga origjina etnike a kombëtare. E nga pasaporta që ka në xhep!”.

Sot Ukraina po lufton e po vdes pikërisht për ta mbrojtur këtë dinjitet!

Të fitosh

Lutemi  çdo ditë për fitoren - shkruhet në letrën e Kishës ukrianase – e fitorja, të cilën ia kërkojmë Zotit, është fitore e dinjitetit njerëzor mbi fyerjet që trillon njeriu modern për ta poshtëruar këtë dinjitet. Tani  e kuptojmë se të fitosh nuk do të thotë t’u bësh ballë sfidave të sotme, por të fitosh edhe mbi kërcënimet e së nesërmes. E të fitosh, nuk do të thotë vetëm të shpushtosh tokat e pushtuara, të grabituara ilegalisht në Ukrainë. Jo! Të fitosh do të thotë të mbrosh dinjitetin e çdo njeriu në trojet e Ukrainës, dhuruar nga vetë Zoti!

Shtojmë se kriteri më i rëndësishëm i një shoqërie të drejtë është respektimi i dinjitetit për çdo krijesë njerëzore. Për të luftojmë sot, për ta mbrojtur!

O Zot, ndihmona ta ruajmë dinjitetin tonë!

Me këtë lutje, të denjë për t’u përsëritur çdo ditë prej të gjithë atyre që u nëpërkëmbet në forma nga më të ndryshmet dinjiteti njerëzor, mbyllet kjo letër, për t’u medituar nga të gjithë ata që luftojnë, në rrethana nga më të ndryshmet, në luftë a paqe, për ta mbrojtur këtë dinjitet!  

02 tetor 2022, 12:23