Të gjunjëzuar para Eukaristisë për të kërkuar paqen pёr Urkainёn
R.SH. - Vatikan
Nesёr më 14 shtator, në çdo Kishë të Evropës do tё mbahet adhurimi Eukaristik pёr paqen nё Ukrainё. Me ftesë të Imzot Gintaras Grušas, kryeipeshkёv i Vilnius dhe president i Këshillit tё Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), më 14 shtator, në festën e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, nё Evropё do tё kremtohet një ditë lutjeje për të kërkuar paqen për Ukrainën. Adhurimi eukaristik është forma e zakonshme e lutjes, zgjedhur për këtë iniciativë: librat përkatës liturgjik dhe skemat e lutjes për këtë takim janë përgatitur në të gjitha Konferencat Episkopale të Evropës.
Barinjtë shpirtёror dhe besimtarët, pra, do të gjunjëzohen përpara tё Shenjtueshmit Sakramentit të Eukaristisё për t’iu lutur Zotit pёr paqen në Ukrainë, duke iu përgjigjur edhe thirrjes së Papёs Françeskut, i cili kërkon qё "të gjithë të jenë ndërtues të paqes dhe t’i luten Hyjit që nё botë të përhapen mendime dhe projekte tё harmonisë dhe pajtimit".
Ipeshkvijtë e Kishёs katolike evropiane, në disa raste, e kanë bashkuar zërin e tyre me atë të Papës pёr tё kёrkuar tё heshtin armët, për t'i dhënë fund menjëherë luftës në Ukrainë dhe për të punuar për paqe. Po kёshtu ipeshkvijtë evropianё u kanё bërё thirrje të shumta liderëve të kombeve dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që ёshtё nё mundësinë dhe pushtetin e tyre për t'i dhënë fund luftës së tanishme e cila po shkatërron jetë njerёzish dhe shkakton vuajtje të panumërta.
Edhe nisma e kohёs sё Kreshmëve, e quajtur 'zinxhiri Eukaristik', e konceptuar si shenjë e afërsisë së Kishës me viktimat e Covid-it dhe familjet e tyre, këtë vit, u bë një rast i volitshёm për t'iu lutur Zotit për viktimat e luftës dhe për të kёrkuar paqen në Ukrainë. Konferenca episkopale romako-katolike e Ukrainës e ka shpallur vitin 2022, Vit i Kryqit të Shenjtë.
Në një letër të botuar me rastin e fillimit të ‘Vitit të Kryqit të Shenjtë’, ipeshkvijtë ukrainas shkruajnë: “duke u nisur nga 24 shkurti, që kur Rusia sulmoi Ukrainën, ne po pёrshkojmё një rrugë kryqi të dhimbshme, gjatё së cilёs vuajnë njerëz të pafajshëm, të plagosur e ka edhe shumё të vrarë, ka shumë të keqe, ka kaq shumë vuajtje! Në këtë moment e ndjejmë më fort se kurrë çfarë është dhuna ndaj të pafajshmit, çfarë është kryqëzimi i të pafajshmëve. Tani më shumë se kurrë e kuptojmë Jezu Krishtin në Udhёn e Kryqit, e kuptojmë vuajtjen dhe vdekjen e tij si Qengj i pafajshëm që u kryqëzua nga njerëz që e vunë veten në shërbim të së keqes”.
Viti i Kryqit të Shenjtë do të mbyllet me një Liturgji të Shenjtë solemne dhe Udhën e Kryqit me pjesëmarrjen e të gjithë ipeshkvijve katolikë romakë të Ukrainës më 14 shtator 2022, në Shenjtёroren e Mundimeve të Zotit në Sharhorod, në Ditën Evropiane tё lutjes për 'Ukrainën.