Kërko

Vetrate Chiesa Vetrate Chiesa

Shenjtorët e javës 1 - 11 shtator

E diel 4 shtator, Kisha katolike romake kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar ‘C’. Gjithnjë mё 4 shtator, kalendari kishtar kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës. Po mё 4 shtator bie nata e festёs sё Shenjtës shqiptare Nёnё Terezёs Ganxhe Bojaxhiu.

R.SH. - Vatikan

E diel 4 shtator,  Kisha katolike romake kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar ‘C’. Gjithnjë  mё 4 shtator, kalendari kishtar kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës. Po mё 4 shtator bie nata e festёs sё Shenjtës shqiptare Nёnё Terezёs Ganxhe Bojaxhiu.

Ungjilli i kësaj së diele rrëfen shërimin e shurdhmemecit nga ana e Jezusit. “Hapu”, i thotë Krishti. E po ta shohim drejtë, sëmundja e vërtetë është mungesa e marrëdhënieve. Edhe ne e marrin këtë ftesë: që forca e Ungjillit na ndihmoftë të hapemi ndaj kultivimit të marrëdhënieve të vërteta ndërnjerëzore, marrëdhënieve tokësore e shpirtërore.

Të hënën mё 5 shtator, kalendari kishtar përkujton e kremton festën liturgjike tё Shenjtës Nёnё Terezё – Ganxhe Bojaxhiu,  themeluesen e Motrave Misionare të Dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të mё varfërve ndër varfër tё mbarё botës.

Data më 5 shtatorit përkon edhe përvjetorin e kalimit tё Nënë Terezës nё Amshim mё 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë. Nёnё Tereza u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, u shpall Shenjte gjithnjë në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016. Kёshtu kjo festë liturgjike kishtare dhe ky përvjetor do të kremtohen në të gjitha Kishat në trevat shqiptare dhe në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Shenjtja Nënë Terezë u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë dhe të afërmin porsi vetveten.

Të martën më 6 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull.

Të mërkurën më 7 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Regjinën, virgjër e martire dhe shën Guidon, ipeshkëv të Areco-s.

Të enjten me 8 shtator, Kisha katolike kremton festën e të Lindurit të Virgjërës Mari, Zojës së Papërlyer. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin ‘Zoja e Vogël’. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

Të premten më 9 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.

Të shtunën më 10 shtator, kalendari kishtar kujton shën Nikollën Tolentino, meshtar rregulltar agostinian;

Të dielën e ardhshme më 11 shtator,  Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 24-të gjatë vitit kishtar ‘C’, e  gjithnjë më 11 shtator kalendari kishtar përkujton shën Protin e Jacintin, martirë.

04 shtator 2022, 10:13