Kërko

Kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj Kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj 

Imzot Arjan Dodaj: kursi për ipeshkvijtё e rinj një eksperiencë e bukur kishtare

Javën e kaluar nё Romё u mbajt kursi i formimit pёr ipeshkvijtё e rinj, ndёr ta edhe kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj, mbi shpalljen e Ungjillit në një kohë ndryshimi, organizuar nga Dikasteri i Vatikanit pёr Ipeshkvij.

R.SH. - Vatikan

Javёn a kaluar, pranё Universitetit Papnor Regina Apostolorum, nё Romё, u mbajt kursi i formimit pёr ipeshkvijtё e rinj mbi si temën: "Të shpallim Ungjillin në njё epokë ndryshimi dhe pas pandemisë: shërbimi i ipeshkvit".

Pas Meshës në hapje tё takimit, kryesuar nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, ipeshkvijtё e rinj, qё janё emëruar kohёve tё fundit, ndёr ta edhe kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj, gjatё kёtij kursi trajtuan tema të ndryshme si: Domethënia dhe horizontet e një Kishe sinodale; Edukimi sinodal i udhëheqjes; Menaxhimi i krizës, me vëmendje të veçantë ndaj abuzimeve; Kisha në shoqërinë postmoderne pas pandemisë; Përvoja kanonike për administrimin e një dioqeze; Të jetosh në botën e mediave përtej paradigmës teknokratike; Dy prioritetet e treguara nga Papa në udhëtimin e Kishës: familja e vëllazëria universale dhe shenjtëria episkopale në bashkësinë katolike.

Në punime morën pjesë, ndër të tjerë, drejtues të ndryshëm tё Dikastereve  tё Vatikanit. Të enjten a kaluar, më 8 shtator, kardinali Marc Ouellet, Prefekt i Dikasterit tё Vatikanit për Ipeshkvij, kryesoi Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas pjesëmarrësit u priten në audiencë nga Papa Françesku. Mbi kёtё pёrvojё kishtare, nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit Vatican-News tё dёgjojmё dёshminё e kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёs, Shkelqёsisё sё tij Imzot Arjan Dodaj.

Dёshmia e kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёs, Shkelqёsisё sё tij Imzot Arjan Dodaj
12 shtator 2022, 12:10