Kërko

ITALY-VOTE-POLITICS-POVERTY ITALY-VOTE-POLITICS-POVERTY

Rritet varfëria në Evropë. Caritasi: urgjente tё ndihmohen njerёzit nё nevojё

Janë 95 milionë qytetarë evropianë që rrezikojnë të hyjnë në zonën e njё varfërie tё thellё, siç thuhet në një raportin e Eurostat-it. Duke komentuar këto të dhëna shqetësuese, në një intervistë me agjencinë SIR, Maria Nyman, sekretare e përgjithshme e Caritas Europa, u kërkon institucioneve që të përballen menjëherë me "shkaqet rrënjësore të varfërisë".

R.SH. - Vatikan

Lufta dhe efektet e pandemisë në ekonomi, rritja graduale e çmimit të mallrave të konsumit dhe energjisë, mungesa e punës. Këto janë disa nga shkaqet që po çojnë në prag të varfërisë 95 milionë e 400 mijë qytetarë europianë, praktikisht një në pesë persona të Kontinentit të Vjetër. Alarmuese janë të dhënat e publikuara nga Eurostat, instituti statistikor i Komisionit Evropian, duke iu referuar vitit 2021, mbi bazën e të cilave del një pamje shqetësuese se cila mund të jetë e ardhmja ekonomike e mbi 20%  e popullsisë evropiane, një e ardhme qe karakterizohet nga një zvogëlim i fortë i stilit të jetesës. Mbi 73 milionë njerëz janë në rrezik të varfërisë, ndërsa rreth 30 milionë jetojnë në një situatë familjare të rënduar nga mungesa e punës. E gjithë kjo rrezikon të shkaktojë mёnjanime serioze sociale për shumë familje.

Një situatë shqetësuese

Caritas Europa, thotë në një intervistë për agjencinë SIR, Maria Nyman, sekretare e përgjithshme e Caritas Europa, konfirmon se organizmi i Kishёs qё ёshtё Caritasi, qё nё kohёn e pandemisë i është përgjigjur kërkesave për ndihmë një numri gjithnjë në rritje njerëzish që i janë drejtuar sporteleve Caritasit. Bëhet fjalë për qytetarë që kanë humbur punën ose të ardhurat, të cilat shpeshherë vinin edhe nga punët e parregullta, që nuk mjaftojnë më për të përballuar shpenzimet e nevojave qё ka familja. Ky trend negativ, pohon Maria Nyman, po vazhdon për një kohë të gjatë, duke shkaktuar një rritje të mëtejshme të varfërisë. Për të përballuar këtë situatë shumë delikate, thekson ajo, Caritas-i duhet të marrë mbështetjen e nevojshme.

Urgjente mbrojtja sociale

Për Caritas Europa, nevojiten ndërhyrje legjislative të shteteve që synojnë të arrijnë në një direktivë që u garanton njerëzve të ardhurat minimale, e duke u siguruar, nё të gjithë Evropën, njerëzve qё janё përjashtuar nga bota e punës mjetet e nevojshme për të mbuluar nevojat bazë për veten dhe familjet e tyre. Fundi i varfërisë deri në vitin 2030, qё ёshtё një nga synimet më të rëndësishme të mijëvjeçarit, rrezikon të mos arrihet, madje realiteti tregon se varfëria po rritet në shumë vende.

27 shtator 2022, 10:59