Kërko

Në shkollën e Nёnё Terezёs tё mësojmё artin e dashurisё

Nënë Tereza hyri aq shumë në jetën e njerëzve, sa edhe sot e kësaj dite të duket se mund të bisedosh lirisht me të, si të ishte e gjallë! E pyet, e ajo nuk të lë kurrë pa gjegje! Mjafton “një fjalor i tërë me fjalë të urta” që na e la trashëgim. Ta shfletojmë…

R.SH. - Vatikan

Bisedojmë sot me një Njeri, që nuk është më mes nesh fizikisht… Po kush  thotë se Nënë Tereza nuk është më! Ajo është. Është gjithnjë ku shkoi e shkeli. E është sidomos në çastet më të vështira të jetës sonë, me këshillat e Saj të mençura, me fjalën e mirë, me buzëqeshjen e dlirë, me vitytet e larta, që e bëjnë njeriun njeri. Këtë na mëson “në shkollën e saj gjithnjë me porta të hapura”. Këtë, me jetën e saj të paharrueshme. E  pyesim e na përgjgjet:

“Cila është dita më e bukur? - E sotmja.

Pengesa më e madhe? - Frika.

Gjëja më e lehtë? - Të gabosh.

Gabimi më i madh? - Të heqësh dorë.

Lumturia më madhe? - T’i kënaqësh të tjerët.

Ndjenja më e keqe? - Inati.

Dhurata më e bukur? - Falja.

Gjëja më e domosdoshme? - Familja.

Ç’duhet bërë për të mbrojtur paqen në botë? - Shko në shtëpi e duaje familjen!

Dashuria nuk jeton me fjalë, as nuk shpjegohet me fjalë! Ndaj nuk e marrim me mend kurrë sa mirë mund të bëjë një buzagaz! Shuan një uri të pashuarshme: uria për bukë shuhet më shpejt, sesa uria për dashuri!”.

“E djeshmja nuk është më, e nesërmja nuk ka zbardhur akoma. Nuk kemi tjetër, veçse të sotmen. Të fillojmë… !

05 shtator 2022, 12:02