Imzot Kabashi: Tё Ngjiturit e Zojës në Qiell ka tё bëj me jetën tonё
R.SH. - Vatikan
Më 15 gusht Kisha Katolike kremton festën liturgjike më të njohur të verës, Zojën e Madhe, ose Të Ngjiturit e Virgjërës Mari në Qiell. Në liturgjinë e festës, del në pah gjithë shpresa, që sjell shën Maria në botë, duke mbajtur në kraharor Foshnjën Hyjnore, Shëlbuesin e njerëzimit, Jezu Krishtin. Shën Elizabeta, e cila bekon frytin e barkut të saj, e dëgjon edhe t’i lartojë Zotit këngën e madhërimit, “Magnificat”-in më të bukur të historisë së njerëzimit.
Të gjitha brezat do ta quajnë të lume, sepse në të merrte formë e mishërohej ai Bir i njeriut, që do ta mundte vdekjen. Për atë Bir, që mbante në kraharor, për Fjalën e Tij, Jezusin që do t’i bënte të reja të gjitha gjërat, Maria e kupton se njerëzimi do të shihte qiellin të hapej mbi tokë. Një shpresë e re do të ndriçonte aspiratat e njerëzve, të cilët ishin të ndërthyer në hapësirë e në kohë, pa mundur t’i kapërcejnë për shkak të mëkatit. Ai që, si Maria, ecën rrugëve të Zotit dhe dëgjon Fjalën e Tij, sheh para vetes udhën e qiellit, po atë që priti në gjirin e vet shën Marinë, të veshur me dritë, në fund të jetës së saj tokësore.
Solemnitetit i të Ngjiturit të Zojës në Qiell, festa më e lashtë mariane na fton të kundrojmë të vërtetën ngushëlluese të fesë, të ngjiturit e Marisë në Qiell me korp e me shpirt. Pas vuajtjes, vjen lavdia: shndërrim drejt të cilit shkon çdo njeri e mbarë gjithësia. Maria na tregon se jeta jonë nuk përfundon në asgjë, por në fund të fundit na pret Zoti, me dashurinë e tij të pambaruar. Po të degjojmë mesazhin e ipeshkvi imzot Hil Kabashin rreth festës të Të Ngjitjurit të Zojës në Qiell