Kërko

 Passione di Gesù Cristo,  Crocifisso Passione di Gesù Cristo, Crocifisso

Uratë kushtuar Gjakut të Krishtit, gjatë muajit korrik

Korriku është muaji që i kushtohet nga Kisha gjakut të derdhur nga yt Bir, Jezu Krishti. Ndaj, o Atë Hyj, po ta paraqesim sot Gjakun e paçmueshëm të Lumit Jezu Krisht! Rrjedhtë e reshtë mbi njerëzimin hire e bekime si shi jete!

R.SH. - Vatikan

Korriku është muaji që i kushtohet gjakut të derdhur nga yt Bir. Ndaj, o Atë,  po ta paraqesim sot Gjakun e paçmueshëm të Lumit Jezu Krisht! Rrjedhtë e reshtë mbi njerëzimin Hire e Bekime si shi jete!

Uratë për muajin korrik, kushtuar Gjakut të Krishtit

Gjaku i Hyjnueshëm, që rrjedh nga venat e Jezusit - Zotit-njeri,

zbrit si vesë ringjalljeje mbi tokën e përlyer

e përmbi shpirtrat, gërbulur nga mëkati!

Të pres, o Gjaku i Krishtit tim!

Stërpike Kishën, botën, mëkatarët, Purgatorin….

Na ndihmo, na pastro,  na pushto,

na frymëzo, o Gurrë hyjnore jete!

E mos lejo që rrjedhën ta pengojë

indiferenca e mëkati!

Rrjedhtë e reshtë mbi njerëzimin hire si shi jete,

Si falje, në çastin e vdekjes,

e si lumni, kur shpirti të trokasë në portën e mbretërisë së Atit,

i larë me Gjakun tënd të Hyjnueshëm!

10 korrik 2022, 12:59