Kërko

 Gesù tradito - flagellazione di Gesù Gesù tradito - flagellazione di Gesù

Premtimet e Zotit njeriut, që nderon Gjakun e tij të paçmueshëm

Atyre, që ia ofrojnë vuajtjet, lutjet dhe flijimet gjakut tim të paçmuar dhe plagëve të mia për kthimin e mëkatarëve, do t’u dyfishohet lumturia në përjetësi. Ndërsa mbi tokë, do të kthejnë shumëkënd me lutjet e vazhdueshme!

R.SH. - Vatikan

Lutjen e mëposhtme e shqiptoi së pari, më 1960, një shërbëtore e përulur, murgeshë në Austri, në një nga korrikët kushtuar Gjakut të paçmueshëm të Lumit Jezu Krisht!

Premtimet e Zotit njeriut, që nderon Gjakun e tij të paçmueshëm

Flet Jezusi e thotë:

Ata që çdo ditë ia ofrojnë punën, flijimet dhe lutjet e tyre Atit qiellor, në bashkim me gjakun tim të paçmueshëm dhe plagët e mia, të hapura për shpërblimin e mëkateve, mund të jenë të sigurt se lutjet dhe flijimet e tyre  shkruhen në Zemrën time dhe se i pret një hir i madh nga Ati im.

Atyre, që ia ofrojnë vuajtjet, lutjet dhe flijimet gjakut tim të paçmuar dhe plagëve të mia për kthimin e mëkatarëve, do t’u dyfishohet lumturia në përjetësi. Ndërsa mbi tokë, do të kthejnë shumëkënd me lutjet e vazhdueshme!

Ata, që ofrojnë gjakun tim të paçmueshëm dhe plagët e mia, me pendim për mëkatet e tyre, të njohura dhe të panjohura, përpara se të marrin kungimin e shenjtë, mund të jenë të sigurt se nuk do ta marrin kurrë në mënyrë të padenjë dhe se do të kenë vendin e tyre në qiell.

  Atyre që, pas rrëfimit, ofrojnë vuajtjet e mia për të gjitha mëkatet e gjithë jetës së tyre dhe thonë vullnetarisht rruzaren e plagëve të shenjta për pendesë të mëkateve, do t’u bëhen shpirtrat po aq të pastër dhe të bukur, si pas pagëzimit, e do të mund të luten, pas rrëfimit, për kthimin e një mëkatari të madh.    

Ata që nderojnë Gjakun tim të paçmueshëm dhe Plagët e mia të shenjta dhe i ofrojnë ato shumë herë në ditë, për veten e tyre dhe për mëkatarët, do të përjetojnë dhe do të shijojnë paqe të thellë në zemrat e tyre, në tokë një herë, në Qiell pastaj!

11 korrik 2022, 13:05