Kërko

Un e-book per far comprendere ai giovani l'unicità della vita umana Un e-book per far comprendere ai giovani l'unicità della vita umana

Një libër elektronik mbi bioetikën për të rinjtë

Quhet Keys to Bioethics dhe synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të vërtetën mbi bukurinë dhe veçantinë e çdo jete njerëzore. E propozon Fondacioni Jérôme Lejeune dhe Dikasteri vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën

R.SH. - Vatikan

Pas aplikimit, krijuar nga Fondacioni Jérôme Lejeune dhe Dikasteri vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, përhapur në vitin 2019 gjatë DBR-së në Panama, Keys to Bioethics - Bioethics Manual for Youth (Kyçi i bioetikës - Manual Bioetik për Rininë”) tashmë mund të lexohet në 4 gjuhë: italisht, anglisht, spanjisht dhe portugalisht. Pas pak do të mund të shfletohet edhe në frëngjisht. Prodhuar në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Web të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, doracaku arrin në fund të vitit “Familja Amoris Laetitia” dhe Takimit X Botëror i Familjeve.

Synimi është që fëmijët dhe të rinjtë të njihen me problemet e mëdha të Bioetikës, të lindura në vijim të progresit shkencor-teknologjik, që herë pas here është edhe çorientues. Duke iu përmbajtur parimeve të shkencës dhe arsyes njerëzore, synon të ndihmojë në dhënien e përgjigjeve të thjeshta, duke u nisur nga informacioni teknik i saktë dhe rigoroz, të cilin besimi i krishterë e mbush me kuptim.

“Mjet praktik dhe aktual për t’iu përgjigjur disa pyetjeve” - shpjegon kardinali Kevin Farrell, prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën: “Përgjigje të qarta, të thjeshta por gjithëpërfshirëse, që mund t’i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë të vërtetën për bukurinë dhe veçantinë e çdo jete njerëzore”. Libri “Çelësat e Bioetikës” e mundëson lexuesin të kuptojë në mënyrë të thjeshtë, falë informacioneve të sakta dhe rigoroze, se jeta e njeriut është e bukur dhe se duhet ta shikosh me habi, për të zhdukur pengesat që ta trazojnë mendjen”.

Nëse këto faqe - nënvizon Jean Marie Le Méné, kryetar i Fondacionit Jérôme Lejeune - do të jenë në gjendje t’i thellojmë njohuritë tona për jetën dhe do të na ndihmojnë të kuptojmë se ne kemi misionin e kujdestarëve të të gjithë jetës njerëzore, atëherë do t’ia kenë arritur qëllimin”.

Libri elektronik është falas në: Google Books Apple Books www.laityfamilylife.vawww.fondationlejeune.org www.fundacionlejeune.es

15 korrik 2022, 13:31