Kërko

Imzot Arian Dodajt iu vendos simboli i ‘Palium’ nga Nunci Apostolik nё Tiranё

Si bari i një Kishe vendore, Imzot Dodajt, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, pasi pati marr nga Papa Bergoglio simbolin e ‘Palium’ mё 29 qershor nё festёn e Shёn Pjetrit e Palit , tё dielën e kaluar simboli i Palium iu vendos edhe njëherë prej Nuncit Apostolik në Tiranë, para popullit tё Zotit tё Kishës vendore tё Tiranё-Durrёsit. Pallium më kujton sot mua se “nuk mund të jesh Bari e nuk mund të udhëheqësh asnjë tek Zoti nëse përpara nuk udhëhiqesh nga Ai - Jezusi, tha Imzot Arjan Dodaj

R.SH. - Vatikan

Si bari shpirtëror i një Kishe vendore qё kujdeset pёr çdo anëtar-besimtar, Imzot Arian Dodajt, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit, pasi kishte marr nga Papa Bergoglio simbolin e  ‘Palium’ nё Bazilikën e Vatikanit, mё 29 qershor nё solemnitetin e Shёn Pjetrit e Palit Apostuj, tё dielën e kaluar mё 10 korrik 2022, simboli i ashtuquajturi  Palium Metropolitan  iu vendos edhe njëherë prej Nuncit Apostolik në Tiranë, para popullit tё Zotit tё Kishës vendore tё Tiranё-Durrёsit.

Simboli i Palium u dorëzohet nga Papa kryeipeshkvijve tё rinj metropolitë, dhe shumica e marrin më 29 qershor, në solemnitetin e Apostujve Pjetër e Pal, pikërisht për të nënvizuar lidhjen e atij kryeipeshkvi që e merr Palium me Selinë Apostolike të Romës. Palium ka edhe domethënie kristologjike, prandaj është simbol i Krishtit, Bariut të mirë.

“Takimi me Krishtin nuk është fryt i një programimi ose planifikimi strategjik por realizohet kur duke dalë nga interesat tonë ne drejtim tek të tjerët duke prekur plagët, duke iu përgjigjur nevojave dhe duke banuar vuajtjen dhe lodhjen e njerëzve të kohës në të cilën jetojmë në shoqërinë tonë të lodhur e në brezat e rinj të pashpresë në vendin ku banojnë”, kujtoi mes tjerash Imzot Arjan Dodaj gjatё Meshёs solemne, kremtuar mё 10 korrikun e kaluar nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё e shtoi: "Palium veçanërisht sot më kujton mua: ki kujdes sepse nuk mund të jesh Bari nëse përpara nuk je dele e grigjës së Krishtit! Nuk mund të udhëheqësh asnjë tek Zoti nëse përpara nuk udhëhiqesh nga Ai - Jezusi!”.

Po t’i kthehemi ritit tё rivendosjes sё simbolit tё Palium Imzot Arian Dodajt nga Nunci Apostolik nё Shqipёri, e nga Shkodra tё ndjekim njoftimin e zёdhёnёsit tё Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë dom Mark Pashkja:

Tё ndjekim njoftimin e zёdhёnёsit tё Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë dom Mark Pashkja

 

12 korrik 2022, 12:08