Kërko

 San Paolo apostolo, basilica San Paolo apostolo, basilica

Në Asizi, edicioni i XX i Ditëve të Formimit dhe Spirtualitetit Misionar

Nё Asizi, nga data 25 deri mё 28 gusht, do tё mbahet edicioni i XX i Ditëve të Formimit dhe Spirtualitetit Misionar me temёn “Jetë që flasin", në përkim me temёn e tetorit misionar dhe me frazën e zgjedhur nga Papa Françesku pёr Ditёn Misionare Botërore: "Ju do të jeni dëshmitarët e mi" (Veprat 1, 8), e cila do tё kremtohet të dielën mё 23 tetor 2022

R.SH. – Vatikan

Nё Asizi, nga data 25 deri mё 28 gusht, do tё mbahet edicioni i XX i Ditëve të Formimit dhe Spirtualitetit Misionar me temёn “Jetë që flasin", në përkim me temёn e tetorit misionar dhe me frazën e zgjedhur nga Papa Françesku pёr Ditёn Misionare Botërore: "Ju do të jeni dëshmitarët e mi" (Veprat 1, 8), e cila do tё kremtohet të dielën mё 23 tetor 2022.

Afati i fundit për regjistrimin për Ditët Kombëtare të Formimit dhe Spirtualitetit Misionar që mbahen në Asizi, që organizohen çdo vit nga Zyra Kombëtare Italiane për Bashkëpunimin Misionar ndёrmjet Kishave të Konferencës Episkopale Italian (CEI) dhe Fondacionit Missio, skadon më 30 korrik.

Biblistë, misionarë dhe misionare do të ofrojnë dëshminë e tyre në një program me shumё ndërhyrje që do të zhvillohen në qytetin e Umbria-s, Asizi, nga e enjtja 25 deri të dielën mё 28 ​​gusht. Takimet do të transmetohet edhe në internet për ata që dëshirojnë të ndjekin punimet nga distanca (regjistrimi deri më 6 gusht në këtë rast ).

“Jetë që flasin” titullohet eventi i cili si zakonisht është në përputhje me temёn e tetorit misionar dhe ndjek sloganin e Ditës Misionare Botërore e që lidhet me frazën e zgjedhur nga Papa Françesku pёr kёtё rast: "Ju do të jeni dëshmitarët e mi" (Veprat 1, 8), në Mesazhin papnor për Ditёn Misionare Botërore qё do tё kremtohet të dielën mё 23 tetor 2022

«Slogani “Jetë që flasin” është një rast i volitshёm për një reflektim më të thellë, duke ndjekur si fill udhërrëfyes figurën e Shën Palit, gjatë gjithë jetës së tij, nga konvertimi deri në martirizim. Një shembull, pothuajse një paradigmë e misionit ‘ad gentes’ (ndaj popujve): jeta e tij është vërtet shembulli i një "jete që flet", shpjegon don Giuseppe Pizzoli, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit Missio. ‘Ad Gentes’, po kujtojmё, është një dekret i Koncilit të Dytë të Vatikanit mbi veprimtarinë misionare të Kishës

25 korrik 2022, 14:06