Kërko

 La compassione è l’anima stessa della medicina l'incontro di Assisi La compassione è l’anima stessa della medicina l'incontro di Assisi

Sfidat e kompetencat në mjekësi nё takimin e Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë në Asizi

Nё Asizi tё Italisё, nga data 26-29 maj, u mbajt takimi i Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë, mbi temёn “Sfidat, kompetencat dhe dhembshuria në mjekësinë bashkëkohore”, nё tё cili morёn pjesё edhe dy pёrfaqёsues tё Kishёs katolike tè Shqipёrisё: imzot Simon Kulli, ipeshkёv i Sapës dhe Presidenti i Komisionit të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, dhe dom Jetmir Nikolli, mjeku dhe meshtari i dioqezës Shkodër-Pult

R.SH. - Vatikan

Nё Asizi tё Italisё, nga data 26-29 maj, u mbajt takimi i Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë, mbi temёn “Sfidat e kompetencave dhe dhembshurisë në mjekësinë bashkëkohore”, nё tё cili morёn pjesё edhe dy pёrfaqёsues tё Kishёs katolike tё Shqipёrisё: imzot Simon Kulli, ipeshkёv i Sapës dhe Presidenti i Komisionit të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, dhe dom Jetmir Nikolli, mjeku dhe meshtari dioqezan i Dioqezës Shkodër-Pult. Simpoziumi u organizua në pjesë të ndryshme, ku pati dëshmi të mjekëve nga vende të ndryshme evropiane, fusha të mjekësisë dhe mënyra se si këto fusha mund të ishin vendi i ushtrimit të dhembshurisë. Mё hollёsisht nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit:

Nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit

TAKIMI I FEDERATËS SË SHOQATAVE TË MJEKËVE KATOLIKË EVROPIAN ASIZI 26-29 Maj 2022

Me ftesë nga president i federatës dr. Vincenzo Defilippis, ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, njëkohësisht edhe Presidenti i Komisionit të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, mori pjesë në takimin e Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë zhvilluar në Asizi, nga data 26-29 maj. Imzot Simoni ishte i shoqëruar edhe nga don Jetmir Nikolli, mjeku dhe meshtari dioqezan i Dioqezës Shkodër-Pult. Tema e takimeve ishte “Sfidat e kompetencave dhe dhembshurisë në mjekësinë bashkëkohore”.

Takimi u hap nga presidenti i Federatës, dr. Vincenzo Defilippis, i cili dha hapjen e simpoziumit duke paraqitur si mjekësia nuk është e thirrur të jetë vetëm kompetente, por që këtë kompetencë ta shprehë në përkujdesje e dhembshuri ndaj çdonjërit pacient.

Pastaj fjalën e mori Imzot Jacques Suadeau, Asistent Eklezial i Federatës, i cili u ndal në analizimin e thellë të fjalës “dhembshuri”, duke u nisur nga rrënjët biblike deri në përdorimin dhe kuptimet moderne të fjalës.

Simpoziumi ishte i organizuar në pjesë të ndryshme ku çdonjëra prej tyre vendoste bashkë, falë dëshmive të mjekëve nga vende të ndryshme evropiane, fusha të mjekësisë dhe mënyrën si këto fusha mund të ishin vendi i ushtrimit të dhembshurisë. Seksionet e ndryshme ishin: Sistemet shëndetësore, mjekësia perinatale dhe pediatrike, kirurgjia, neurologjia, onkologjia, sëmundjet infektive, psikiatria, fiziatria dhe gjeriatria.

Në këtë takim u paraqit edhe një dëshmi mbi jetën dhe punën e Jerome Lejeune, gjeneticist francez që ka punuar gjithë jetën për njohjen e Trizomisë 21 që do të thotë Sindromën Down dhe për mënyrat e përkujdesjes dhe mbrojtjes të personave mbartës të kësaj sindrome. Sot Jerome Lejeune, edhe pse i refuzuar nga mentaliteti laiçist për shkak të kundërshtimit të qartë që kishte mbi abortin, është i shpallur “i Nderueshëm” dhe është në procesin e Lumturimit.

Simpoziumi u mbyll nga një fjalim i Imzot Francesco Savino dhe fjalët përmbyllëse të Vincenzo Defilippis dhe Imzot Jacques Suaudeau të cilët mblodhën frytet e simpoziumit dhe të do i dërgohen Sekretarisë së Sinodit. Këto fryte bashkëndahen dhe thellohen edhe në nivel të Shoqatave Kombëtare të Mjekëve Katolikë.  

Edhe për Imzot Simonin dhe Dom Jetmirin ky takim ishte mjaft i frytshëm si për njohuritë që morën, por edhe për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e vendit tonë në takime të tilla ndërkombëtare, takime të cilat na pasurojnë dhe na japin vlera pozitive për jetën dhe misionin që kanë.

Don Jetmir Nikolli

01 qershor 2022, 15:16