Kërko

 Mons Arjan Dodaj è stato nell'udienza generale dal Papa  del 13 gennaio 2022 Mons Arjan Dodaj è stato nell'udienza generale dal Papa del 13 gennaio 2022

Imzot Arjan Dodaj: Palio shpreh lidhjen me Selinё Apostolike dhe misionin qё na bashkon

Nesёr mё 29 qershor, Papa do të kryesojë, në bazilikën e Vatikanit, Meshën shenjte në solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit, në bashkëkremtim me kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë, të cilëve do t’u vendosë mbi supe simbolin e palios. Ndёr ta, ёshtё kryeipeshkvi i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj

R.SH. - Vatikan

Nesёr Papa Françesku kryeson, në bazilikën e Vatikanit, Meshën shenjte në solemnitetin e Shën Pjetrit e të Shën Palit Apostuj, në bashkëkremtim me kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë, të cilëve do t’u vendosë mbi supe simbolin e Palio-s, për të nënvizuar lidhjen e atij kryeipeshkvi që e merr palion me Selinë Apostolike të Romës. Palio ka edhe domethënie kristologjike, prandaj është simbol i Krishtit, Bariut të mirë. Ndёr ta, ёshtё edhe kryeipeshkvi metropolit i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj.

Nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News, kryeipeshkvi metropolit i Tiranё-Durrёsit Imzot Arjan Dodaj, flet domethёnien e simbolit tё Palio-s qё e lidh me Selinё Apostolike tё udhёhequr nga Papa dhe pёr misionin e Kishё katolike nё kryedioqezёn e Trina-Durrёsit, me sfidat dhe shpresat. Ta dёgjojmё nё mikrofonin e dom David Xhuxhёs:

Imzot Arjan Dodaj nё mikrofonin e dom David Xhuxhёs
28 qershor 2022, 11:08