Kërko

2022.06.29 MONS ARJAN DODAJ, ARCIVESCOVO DI TIRANA-DURAZZO NELLO STUDIO DI RADIO VATICANA - VATICAN NEWS CON DON DON DAVID XHUXHA 2022.06.29 MONS ARJAN DODAJ, ARCIVESCOVO DI TIRANA-DURAZZO NELLO STUDIO DI RADIO VATICANA - VATICAN NEWS CON DON DON DAVID XHUXHA

“Bekim, të marrësh Palio-n nga duart e Papës”, thotë Imzot Dodaj, Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit

“Është një hir të marrësh simbolin biblike të Palio-s nga duart e ipeshkvit të Romës dhe një gjest afërsie shumë domethënës për Kishën vendnore, për Kishën ndër shqiptarë ”. Këto janë fjalët e Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkëv Metropilit i Tiranë-Durrësit, pasi mori simbolin e Palio-s nga Papa Françesku gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë në Solemnitetin e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, në Vatikan.

R.SH. - Vatikan

“Është një hir e gëzim të marrësh simbolin biblike të Palio-s nga duart e ipeshkvit të Romës dhe një gjest afërsie shumë domethënës për Kishën vendnore,  për Kishën ndër shqiptarë . “Kremtimi sotëm në solemnitetit të Shën Pjetrit e Palit, gjatë cilit Papa Françesku u dha 44 kr na tregon se si Kisha shqiptare është zemrën e Kishës Universale dhe në zemrën e Papës. Ky kremtim më jep atë forcën e jashtëzakonshme të perceptuimit se jam i thirrur për të shërbyer, sipas shembullit të Bariut të Mirë. Thjesht, nëpërmjet të kësaj shenje të Pallio-s dëshmohet lidhja e Kishës sonë me Papën e me Kishën Universale, deri në dhurimin e jetës, sikur na kujtojnë edhe martirët tanë”. Këto janë fjalët e Imzot Arjan Dodaj, Kryeipeshkëv Metropilit  i  Tiranë-Durrësit, pasi mori simbolin e Palio-s nga Papa Françesku gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë në Solemnitetin e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, në Vatikan.

Kryeipeshkvi Arjan Dodaj theksoi se si "Kryepeshkëv Mitropolit, ai duhet të jetë dëshmitar i gëzimit të Ungjillit për çdo besimtar e jo besimtar, në misionin që Kisha ia ka besuar si Bari shpirtëror ". Le të dëgjojmë dëshminë e tij në studio të Radio Vatikanit – Vatican Nesw, Kryeipeshkvi Imzot Arjan Dodaj në mikrofonin e dom David Xhuxhës:

Kryeipeshkvi Imzot Arjan Dodaj në mikrofonin e dom David Xhuxhës
29 qershor 2022, 14:04