Kërko

Dhunë në Nigeri Dhunë në Nigeri 

Dhunë në Nigeri, vritet një meshtar

Fondacioni “Ndihmë për Kishën që vuan” njofton vdekjen e Át Vitus Borogo, kapelan i bashkësisë katolike të Politeknikumit shtetëror të Kadunës, vrarë në vendin afrikan

R.SH. – Vatikan

Në profilin Twitter të Fondacionit “Ndihmë për Kishën që vuan”, ftesa e lutjes për shpirtin e Át Vitus Borogo, vrarë në Nigeri nga njerëz të armatosur në Prison Farm, përgjatë rrugës Kaduna-Kaçia. Át Vitus, që ishte kapelan i bashkësisë katolike të Politeknikumit shtetëror të Kadunës, gjeti vdekjen në atentatin e dytë në Nigeri dhe të katërtin në Afrikë që nga 1 janari 2022. E sot, njoftohet për një meshtar tjetër nigerian, vrarë në Edo, pasi u rrëmbye nga njerëz të armatosur, të dielën. Át Christopher Odia po shkonte për të kremtuar meshën në kishën e Shën Mëhillit, në Ikabigbo.

Edhe më 19 qershor, mbetën të vrarë tre vetë e rreth dyzet të tjerë u rrëmbyen gjatë një sulmi kundër besimtarëve të kishës katolike të Shën Moisiut, në Robuh, gjithnjë në shtetin Kaduna. Që prej disa muajsh, vendi afrikan është përfshirë në një sërë sulmesh tragjike. Të dielën e 5 qershorit, rreth dyzet besimtarë humbën jetën në kishën e Shën Françesk Ksaverit, në Ouo, shteti Ondo, në Nigerinë jugperëndimore.

27 qershor 2022, 10:51