Kërko

Assemblea della Conferenza Episcopale d'Albania Assemblea della Conferenza Episcopale d'Albania

Asambleja vjetore e ipeshkvijve tё Kishës katolike tё Shqipërisë

Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë ka mbajtur Asamblenë e përgjithshme vjetore në datat 14-15 qershor, gjatё sё cilёs u fol pёr misionin e Kishёs nё realitetin e sotёm shqiptar. Gjatё kёsaj Asambleje janë marrë disa vendime të rëndësishme, siç është zgjedhja e Imzot Arjan Dodaj, si President i Caritas-it Kombëtar, zgjedhja e Don Mark Shtjefnit si Rektor i Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër

R.SH. - Vatikan

Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë ka mbajtur Asamblenë e përgjithshme vjetore në datat 14-15 qershor, gjatё sё cilёs u fol pёr misionin e Kishёs nё realitetin e sotёm shqiptar dhe pёr ngjarjet si Takimi Botёror i Familjeve dhe Dita e Shenjtёrimit Meshtarak.

Gjatё kёsaj Asambleje tё Ipeshkvijve tё Kishёs katolike tё Shqipёrisё, nё tё cilёn morёn pjesё edhe kryeipeshkvi i Tivarit dhe ipeshkvi i dioqezёs Prizren-Prishtinё, janë marrë disa vendime të rëndësishme kishtare, siç është zgjedhja e Imzot Arjan Dodaj, si President i Caritas-it Kombëtar, zgjedhja e Don Mark Shtjefnit si Rektor i Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, po ashtu Don Mark Pashkja ёshtё emёruar Zёdhёnёs i Shtypit i Konferencёs Ipeshkvnore tё Shqipërisë

Gjithashtu në këtë asamble tё ipeshkvijve tё Kishёs katolike tё Shqipërisë është vendosur që me datёn 21 qershor 2022 të kremtohet Dita e Shenjtërimit Meshtarak në ish-burgun e Spaçit, po mё hollësisht mbi Asamblenë e përgjithshme vjetore tё Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë që u mbajt mё 14 e 15 qershor nё Tiranё, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit Vatican News tё dёgjojmё Imzot Gjergj Metёn, ipeshkvin e Rrёshenit e Sekretar i Përgjithshëm i KISH:

Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm i KISH
16 qershor 2022, 12:07