Kërko

Zoja e Sheshanit i mbështetët Kishën dhe vëllezërit tanë në Kinë

Papa Françesku na fton të lutemi që, përveçse fuqi globale, Kina të bëhet edhe forcë në mbrojtjetë së mirës, mbrotje e të drejtave të më të pambrojturve dhe më të harruarve në vend e në në botë

R.SH. - Vatikan

24 maji është Dita e Lutjes për Kishën në Kinë. Themeluar në vitin 2007 nga Benedikti XVI, bie në ditën e festës së Zojës me titullin “Ndihma e të krishterëve”, e nderuar veçanërisht në Kinë në shenjtëroren e Zojës së Sheshanit, afër Shangait.

Papa Françesku na fton të lutemi që, përveçse fuqi globale, Kina të bëhet edhe forcë në mbrojtje të së mirës, në mbrojtje të të drejtave të më të pambrojturve dhe më të  harruarve në vend e në në botë. Pavarësisht marrëveshjeve të fundit ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kinës, situata e të krishterëve katolikë dhe e besimtarëve të konfesioneve të tjera është vërtet e rëndë: vijon  persekutimi!

Partia është mbi fenë

Qeveria i toleron kishat me karakter “patriotik”, por gjithnjë nën mbikqyrje. Partia kontrollon hierarkinë, doktrinën dhe shumë aspekte të jetës fetare. Njohja e krishterimit, duke përfshirë edhe Biblën, pengohet vazhdimisht. Sipas rregullave të reja, Kishave u kërkohet të mbështesin udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe të sistemit socialist, si dhe të jetojnë në përkim me vlera, si ato të socializmit.

Të miturit ndalohen të hyjnë në Kisha, ku figuret e Krishtit e të Zojës së Bekuar, zëvendëndësohen me fotografitë e presidentit Xi. Është bërë tashmë e zakonshme pamja e buldozerëve dhe policëve, të cilët shkatërrojnë Kishat dhe heqin kryqet. Një fuqi ekonomike botërore, që zgjerohet në çdo sektor e që ka admirues edhe në Perëndim, i skllavëron qytetarët, i përndjek të krishterët, i arreston ipeshkvijtë dhe priftërinjtë e guximshëm. Duhet të lutemi për këta vëllezër të përndjekur, në mënyrë që të ndihmohen nga ndërmjetësimi ynë.

Lutja e shkruar nga Papa Benedikti XVI për këtë ditë mund të na ndihmojë.

Ajo përfundon me thirrjen:

“O Nënë e shpresës, që në errësirën e së Shtunës së Madhe u nise
me besim të patundur drejt agimit të Pashkëve,
jepu bijve të tu aftësinë për të dalluar në çdo situatë,
sado e errët që të jetë, shenjat e pranisë së dhembshur të Hyjit.
O Zoja jonë e Sheshanit, ndihmoi të gjithë ata që në Kinë,
në mundimin e përditshëm, vijojnë të besojnë, të shpresojnë e të duan,
të mos të kenë kurrë më frikë t’i flasin botës për Jezusin e Jezusit për botën”.

23 maj 2022, 12:50