Kërko

Rruzarja dhe litanitë: historia

Gjatё muajit maj kushtuar nderimit tё Virgjrës Mari, po kujtomё shkurt Rruzaren e litanitë, me të cilat përfundon urata mariane. Me to, prej shekujsh, Patriarkët e Apostujt, Shenjtorët e familjet iu drejtuan Zojёs Mëri, në lutje

R.SH. - Vatikan

Gjatё muajit maj kushtuar nderimit tё Virgjrës Mari, po kujtomё shkurt Rruzaren e litanitë, me të cilat përfundon urata mariane. Me to, prej shekujsh, Patriarkët e Apostujt, Shenjtorët e familjet iu drejtuan Marisë, në lutje.

Rruzarja

Rruzarja (nga latinishtja rosarium, rosaio), nisi të fitonte kuptim fetar duke filluar nga shekulli XIII. Është fjala për lutje, të cilat simbolikisht formojnë një kurorë trëndafilash, lule që të kujton vetë Zojën e Bekuar. Lutjet kanë karakter devocional, kundrues, tipik për ritin latin të Kishës katolike.
Zanafilla e Rruzares Shenjte duhet kërkuar në mesjetën e vonë. U përhap me shpejtësi, falë Bashkëvëllazërive të Shenjtes Rruzare, themeluar nga Pjetri prej Verone, shenjt i Urdhërit të Vëllezërve Predikatarë. Me të fillon edhe tradita, sipas së cilës Lutja lindi pasi Virgjëra Mari iu duk Shën Dedës, themelues i Urdhërit të Domenikanëve dhe ia dorëzoi me dorë të vet Rruzaren.

U miratua, në emër të Papës, nga kardinali Aleksandër Nani Malatesta, legat papnor e ipeshkëv i Forlì. Me që nuk është element i liturgjisë së Kishës katolike, praktika pësoi shumë ndryshime në shekuj, me lindjen e disa varianteve. Lutja e Rruzares, me pesë shenja, me dhjetë Falemi Mari, paraprihet nga misteret e jetës së Jezusit a të Marisë. Numri llogaritet duke kaluar gishtat në rruazat e Rruzares. Misteret janë ato të Gazmendit (e hënë, e shtunë), të Mundimit (e marte, e premte), të Lumnisë (e mërkurë, e dielë) e të Dritës, shtuar nga Papa Gjon Pali II me letrën apostolike Rosarium Virginis.

Litanitë

Rruzarja, siç na kujton Kisha, përfundon me litanitë, njё formë lutjeje e fesë së krishterë, bazuar mbi një sërë pohimesh (lavdërimi ose kërkesash). U prin një meshtar, diakon, besimtar ose këngëtar, ndërsa bashkësia përgjigjet. Si formë e lutjes, lindi në Antioki, në shekullin IV dhe u përhap gradualisht më parë në Kishat Lindore e më pas, në ato Perëndimore. Litanitë praktikohen si në Kishën katolike, ashtu edhe në atë ortodokse e anglikane. Më të gjatat janë ato të Shenjtorëve, pasuar nga Litanitë lauretane, dmth të Zojës dhe Litanitë e Zemrës së Krishtit.

17 maj 2022, 13:17