Kërko

2018.09.12 Santissimo Nome di Maria 2018.09.12 Santissimo Nome di Maria

Njё mendim kushtuar Virgjrës Mari, nё muajin maj: emri Mari - zanafilla dhe kuptimi

Emri Mari - zanafilla dhe kuptimi. Maria (në gjuhën hebraike מרים, Miryam, Myriam; ke: Maryām; ke: Μαρίαμ Mariam, Μαρία, isht: مريم, Maryam) është emri i Nënës së Jezusit. Katolikët dhe ortodoksët e nderojnë si “Nëna e Shenjtnueshme e Zotit(Θεοτόκος, ). Por shenjtërinë e Zojës së Bekuar e njeh edhe Bashkësia anglikane; e edhe dhe konfesionet protestante, si ai luteran. Edhe titulli Zonjë, pasuar nga epitetet ‘e bekuar’ ose ‘e Lume’ shpreh nderimin e besimtarëve për Nënën e Krishtit

R.SH. - Vatikan

Maria (në gjuhën hebraike מרים, MiryamMyriam; ke: Maryām; ke: Μαρίαμ Mariam, Μαρία, isht: مريم, Maryam) është emri i Nënës së Jezusit. Katolikët dhe ortodoksët e nderojnë si “Nëna e Shenjtnueshme e Zotit(Θεοτόκος, ). Shenjtërinë e Zojës së Bekuar e njeh edhe Bashkësia anglikane; e edhe dhe konfesionet protestante, si ai luteran. Edhe titulli Zonjë, pasuar nga epitetet ‘e bekuar’ ose ‘ e Lume’ shpreh nderimin e besimtarëve për Nënën e Krishtit.

Emri Mari vjen nga gjuha hebraike-aramajke: “Maryâm”; por edhe nga burime të tjera siriako-egjiptiane ose latine. Ka kuptimin “e pikëlluar” a “e hidhëruar”, por edhe Yll, prej këndej, “Yll i detit” e “Yll i qiellit”. Festa e Emrit të Marisë bie më 12 shtator; ditlindja, më 8.

Në historinë e ekzegjezës, emri Mari shpjegohet në mënyra të ndryshme. Disa rabinë, që e nxjerrin emrin Miriam nga rrënja MRR = ‘të jesh e hidhur’, mendojnë se Mari do të thotë Hidhërí. Nisen nga emri i Marisë, motrës së Mojsiut, së cilës iu ngjit ky emër, sepse pikërisht kur lindi, Faraoni nisi t’ua bënte hebrenjve jetën tejet të hidhur, duke ua mbytur fëmijët.

Ky shpjegim mund të pranohet edhe prej të krishterëve, duke menduar se Maria pati dhimbje e hidhërime, që i kalojnë caqet e zemrës njerëzore.
Por kemi edhe një shpjegim tjetër, duke u nisur nga fjala hebraishte MOREH- Mësuese e Zojë+YAM-det, pra mësuese e Zonjë e detit të këtij shekulli, të cilin Maria na ndihmon ta kapërcejmë, për të na prirë drejt qiellit. Emri Mari shpjegohet prej hebraishtes edhe si “Vashë që resh nga qielli një shi hiresh”, sepse ajo vetë asht “shi hiresh”...

Në shqip - shumë të përdorur në traditë janë emrat Mari, Meri, Mariana, Marjeta, Marush, Marushka, Manusha, Merita, Zojë… por edhe Shaqe e Kushë,

Variantet e huaja, vetëm disa nga më të shumtat:

hebraisht: Miryam;

frëngjisht: Marie, Marielle, Mariette, Marion, Manon; Mae, May, Mary Merrie, Mia, Mim, Minni, Minnie Mitzi, Mollie, Molly Polly… (një pjesë e mirë, zvogëlime, thënë në dashuri)

 shumëgjuhëshe: Maire - gjuha irlandeze; Maruška, Marianka, Marinka - Ruse; María - spanjolle; Maria, Miriam, Mia, Mirjam - gjermanisht; Miri- cigane angleze; Marja, Mirjam, Mariano, Marien, finlandeze ...

Emri Mari në letërsi, art, shkencë…

 Kujtojmë se një mori artistësh, shkrimtarësh, aktorësh, shkencëtarësh, femra e meshkuj, kanë të njëjtin emër: nga Marie Curie, kimiste e fizikante - te Maria Montessori, mjeke dhe pedagoge që e ka lidhur emrin e saj me metodën edukative të përhapur në mbarë botën; nga Maria Callas, soprano - te Maria Schneider, Mia Farrow, Mae West (pseudonim i Mary Jane W.),  Maria Fiore, balerinë dhe aktore; Mia Martini, këngëtare; Marie Kraja, këngëtare: Moira Orfei, interpretuese dhe aktore e cirkut…

 Në gjuhësi e letërsi 

gjuhëtarja Maria Corti; shkrimtarja Mary Shelley Godwin, e veja e poetit anglez Percy Bysshe Shelley, autore e romanit “Frankenstein” ose “Prometeu modern”, Anna Frank…

Në histori dhe politikë

Maria është emër i përsëritur në mbretëritë e ndryshme të Europës: quhen Mari mbretëresha, princesha, fisnike,  zonja   oborri.. E jo më pak, burra e gra shteti

Të ndryshme

Mjafton të kujtojmë heroinat e shumta, protagoniste që në titull: ‘Manon Lescaut’ opera nga Puccini; ‘Manon’, roman nga Antoine de Saint-Exupéry; ‘Njoftim për Mary’, drama nga Paul Claudel, ‘Interrogatorio a Maria’ poemë lirike nga Giovanni Testori ... Emri “Marì” dëgjohet në shumë këngë popullore në të katër anët e globit.

Eufonik, me tingull të ëmbël, emri Mari krijon rreth vetes një atmosferë mistike dhe magjike. Duket sikur i bën Maritë e Marianët, njerëz të ndjeshëm, të ëmbël, të sinqertë.  Pothuajse engjëllorë!

Mendimi i sotëm për Zojën e Bekuar - Virgjrën Mari tregon se Ajo  vijon të jetojë prej shekujsh në qindra mijëra vajza, motra, nëna, gjyshe, në të katër anët e Botës. Me origjinë e profesione të ndryshme,  ato vijojnë të ecin në gjurmët e Asaj, që u dhuroi emrin, si shkollë jete e feje.

18 maj 2022, 14:07