Kërko

Njё mendim kushtuar Virgjërës Mari: shën Gjon Pali II “Fytyra e Nënës”

Gjon Pali II: Mbi fytyrën e Nënës, /shikoj të shtamposur/misterin e njeriut/e të Zotit.../ “Bekuar jam mbi të gjitha gratë, /prej teje, Biri im, /që linde si nuk lindi/asnjë njeri mbi tokë. / Ti ma dhurove/përsosurinë amtare, /që rri larg vesit; /e mbyllur në një çast të vetëm. /Në çastin e përshëndetjes: /“Të falem” /E të fjalëve: /“Bekuar, fryti i barkut tënd/ Jezus”!

R.SH. - Vatikan

Vazhdojmë me muajin marian tё majit tё cilin Kisha katolike romake ia kushton nderimit tё Virgjrës Mari. T’ia bëjmë vetes këtë pyetje në majin kushtuar Zojës së Bekuar, kush është Maria?

E një përgjigje do ta gjejmë, ndërmjet tjerash,  duke shfletuar poezinë e Shën Gjon Pali II “Fytyra e Nënës”.

Fytyra e Nënës

Mbi fytyrën e Nënës, 

shikoj të shtamposur

misterin e njeriut

e të Zotit.

I xixëllon si shkëndijë

në bebe të syrit!

E shoh edhe zemrën

si i rreh në  kraharor

me rrahje plot jehonë.

Zemër që i flet të Birit

e i thotë:

“Bekuar jam mbi të gjitha gratë,

prej teje, Biri im,

që linde si nuk lindi

asnjë njeri mbi tokë.

Ti ma dhurove

përsosurinë amtare,

që rri larg vesit;

e mbyllur në një çast të vetëm.

Në çastin e përshndetjes:

“Të falem”

E të fjalëve:

“Bekuar, fryti i barkut tënd

Jezus”!

27 maj 2022, 12:01