Kërko

2020.12.12 Santa Messa nella festa della Madonna di Guadalupe 2020.12.12 Santa Messa nella festa della Madonna di Guadalupe

Njё mendim kushtuar Marisë, Papa: "Nuk është Nëna e të korruptuarve"

Françesku: Maria është nëna e gjithë mëkatarëve, duke nisur nga njeriu më shenjt, për të përfunduar tek ai që nuk është takuar ende me shenjtërinë! Me ata, që pohojnë haptazi: “Nëse do të thosha se nuk jam mëkatar, do të isha i korruptuari më i madh. E më larg Marisë!

R.SH. - Vatikan

Jemi nё përfundim tё muajin marina, e vazhdojmë me njё mendim kushtuar Virgjrës Mari. Pyesim “Kush është Maria?” dhe gjejmë njё ndёr përgjigjet te fjalёt e Papёs Françesku: “Maria nuk është nëna e njerëzve të korruptuar”

Françesku pohon: “Maria nuk është nëna e njerëzve të korruptuar, sepse të korruptuarit e shesin edhe t’ëmen, shesin edhe familjen, e edhe popullin, të cilit i përkasin. Nuk ngopen kurrë me fitime, sido qofshin: ekonomike, intelektuale, politike, përfitime të të gjitha llojeve. Zgjedhin rrugët e egoizmit, shtigjet satanike. E mbyllin portën nga brenda. E Maria nuk mund të hyjë! Ndaj e vetmja lutje për të korruptuarit është që  të bjerë një tërmet aq i fortë, sa t’i prekë e t’i bindë se bota nuk nisi e as do të mbarojë me ta. E të kuptojnë edhe se Maria është nëna e  gjithë mëkatarëve, duke nisur nga njeriu më shenjt, për të përfunduar tek ai që nuk është takuar ende me shenjtërinë! Me ata, që pohojnë haptazi: “Nëse do të thosha se nuk jam mëkatar, do të isha i korruptuari më i madh. E më larg Marisë!”.

30 maj 2022, 10:53