Kërko

Kisha Ortodokse e udhëhequr nga Onufriy shkëputet nga Moska

Këshilli i Kishës Ortodokse i udhëhequr nga Mitropoliti Onufriy dhe i lidhur me Patriarkanën e Moskës afirmoi pavarësinë dhe autonominë e plotë, duke hapur dialogun me Kishën Ortodokse të Ukrainës. Duke e konsideruar skizmën një plagë të dhimbshme, u shpreh keqardhje e thellë për mungesën e unitetit në ortodoksinë ukrainase

R.SH. - Vatikan

Kisha Ortodokse e Ukrainës e udhëhequr nga Mitropoliti Onufriy dhe e lidhur me Patriarkanën e Moskës dënon luftën, shpreh mospajtimin me qëndrimin e mbajtur nga Patriarku Kirill ndaj konfliktit dhe ka miratuar një sërë ndryshimesh mbi Statutin që vendosin "pavarësinë dhe autonominë e plotë të Kisha Ortodokse tё Ukrainës”. Kështu ka vendosur Këshilli i Kishës Ortodokse të Ukrainës në një mbledhje të jashtëzakonshme që përfundoi me një ceremoni mortore për të vrarët gjatë luftës.

“Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut të Moskës Kirill për luftën”-  pohon Kisha në një deklaratë, pas mbledhjes së një Këshilli, që përqendrohej mbi “sulmin” e Rusisë kundër Ukrainës, gjatë të cilit shpalli “pavarësinë dhe autonominë e plotë të Kishës Ortodokse të Ukrainës”. Këshilli gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë të “vazhdojnë procesin e negociatave” dhe të gjejnë një mënyrë për të “ndaluar gjakderdhjen”. “Kisha Ortodokse Ruse nuk ka asnjë thirrje nga Kisha Ortodokse e Ukrainës, kështu që ne nuk mund t’i përgjigjemi informacionit të marrë nga shtypi: lutemi për ruajtjen e unitetit të Kishës Ortodokse Ruse”. Kjo është përgjigja e zëdhënësit të Kishës Ortodokse Ruse, Vladimir Legoyda, sipas njoftimit  të agjencive ndërkombëtare.

28 maj 2022, 17:30