Kërko

Dom Artur Jaku Dom Artur Jaku 

Dom Artur Jaku: shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë ndër vite

Ishte Papa Leoni XIII që u shtoi litanive lauretane edhe një litani të veçantë për Zojën e Këshillit të Mirë, Pajtoren e shqiptarëve. Më 26 prill, në të gjitha trevat, shqiptarët i drejtuan asaj lutje në përvjetorin e 555-të të shpërnguljes nga Shkodra në Gjenacan të Italisë. Dom Artur Jaku përshkon për Radio Vatikanin, historinë e devocionit për këtë Zojë, tejet të dashur për popullin

R.SH.-Vatikan

         Shqiptarët, kudo ndodhen, sapo kremtuan, më 26 prill, festën e Pajtores së tyre, Zojës së Këshillit të Mirë, me ipeshkvijtë e meshtarët nga të gjitha trevat, që u mblodhën në shenjtëroren kushtuar asaj në rrëzë të kalasë së Rozafës. Në Shkodër ishin të pranishëm edhe një grup arbëreshësh, si për të nënvizuar sërish lidhjen e ngushtë ndërmjet shenjtërores së qytetit verior e asaj të Gjenacanit në Itali, ku fugurja e Zojës shkoi në mënyrë të mrekullueshme 555 vjet më parë, siç na mëson tradita. Në një reflektim për Radio Vatikanin, meshtari shqiptar i kryedioqezës metropolite të Shkodër-Pultit, dom Artur Jaku, përshkon historinë e shenjtërores, dy herë të rrënuar (nga turqit e nga komunistët shqiptarë), duke nxjerrë në pah përpjekjet e patriotëve si Pashko Vasa për ta restauruar e rëndësinë që pati për Kishën e për popullin. Le ta ndjekim…

Dëgjo dom Artur Jakun...
26 prill 2022, 19:11