Kërko

 Dom Artur Jaku Dom Artur Jaku

Dom Artur Jaku: shenjtërorja e Zojës së Këshillit të Mirë ndër vite

Ishte Papa Leoni XIII që u shtoi litanive lauretane edhe një litani të veçantë për Zojën e Këshillit të Mirë, Pajtoren Qiellore e shqiptarëve. Më 26 prill, në të gjitha trevat, shqiptarët i drejtuan asaj lutje në përvjetorin e 555-të të shpërnguljes nga Shkodra në Gjenacan të Italisë. Dom Artur Jaku përshkon për Radio Vatikanin, historinë e devocionit për këtë Zojë, tejet të dashur për popullin

R.SH.-Vatikan

Shqiptarët, kudo ndodhen, sapo kremtuan, më 26 prill, festën e Pajtores së tyre, Zojës së Këshillit të Mirë, me ipeshkvijtë e meshtarët nga të gjitha trevat, që u mblodhën në shenjtëroren kushtuar asaj në rrëzë të kalasë së Rozafës. Sivjet u kremtua 555-vjetori i shpernguljes së Figurës së Zojës nga Kisha rrëzë Kalasë së Shkodrës në Genazzano. Në Shkodër ishin të pranishëm edhe një grup arbëreshësh, si për të nënvizuar sërish lidhjen e ngushtë ndërmjet shenjtërores së qytetit verior e asaj të Gjenacanit në Itali, ku fugurja e Zojës shkoi në mënyrë të mrekullueshme 555 vjet më parë, siç na mëson tradita.

Në një reflektim për Radio Vatikanin - Vatican News, meshtari shqiptar i kryedioqezës metropolite të Shkodër-Pultit, dom Artur Jaku, përshkon historinë e shenjtërores, dy herë të rrënuar (nga turqit e nga komunistët shqiptarë), duke nxjerrë në pah përpjekjet e patriotëve si Pashko Vasa për ta restauruar e rëndësinë që pati për Kishën e për popullin. Le ta ndjekim dom Artur Jakun:

Dom Artur Jaku përshkon historinë e shenjtësrores së Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër
30 prill 2022, 09:28